Kërcënimi i Bidenit për politikanët e Ballkanit Perëndimor: Çka është Urdhri Ekzekutiv?

Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë një urdhër ekzekutiv gjatë ditës së djeshme që paralajmëron të gjithë politikanët e Ballkanit Perëndimor në rast se provojnë të destabilizojnë rajonin duke mos respektuar marrëveshjet e obligueshme ndërkombëtare apo nëse përfshihen në veprime korruptive. Por, çka është urdhri ekzekutiv? Komunikata nga Shtëpia e Bardhë e ka zënë në […]
Komunikata nga Shtëpia e Bardhë e ka zënë në befasi klasën politike në Kosovë përkundër që para disa ditësh sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kishte lajmëruar për shpalljen “persona non grata” të ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Por, çka janë urdhërat ekzekutivë nga presidentët e ShBA-ve?
Pushteti ekzekutiv për presidentin në Amerikë nuk vjen thjesht përmes mjeteve si vetot apo emërimet. Në fakt, Kushtetuat iu ofron atyre autoritet të plotë për të zbatuar ligjin përmes degës ekzekutive, qoftë edhe me çfarëdo mjeti të mundshëm.
Një prej këtyre mjeteve është edhe përmes urdhërave ekzekutive, të cilat janë direktiva të shkruara presidenciale për agjencitë amerikane se si të zbatojnë ligjin, raporton Periskopi.
Urdhërat ekzekutiv, ashtu si veprimet e tjera të njëanshme, i lejojnë presidentët që të bëjnë politikë jashtë procesit të rregullt ligjbërës.
Në këtë formë, këto urdhëra janë veprime unilaterale që i lejojnë presidentët avantazhe të mëdha, sidomos në bërjen e politikës pa ndërhyrjen e organve tjera vendim-marrëse.
Si janë përdorur këto urdhëra përgjatë historisë?
Çdo president amerikan ka lëshuar urdhëra ekzekutiv prej kur u kataloguan ato sistematikisht në vitin 1905.
Në marsin e 2016-s, ish kandidati për president [e që u bë president] Donald Trump e kishte kritikuar mënyrën se si Barack Obama i kishte përdorur urdhërat ekzekutiv sa ishte në detyrë.
Në fakt, Trump kishte deklaruar se “askush nuk kishte dëgjuar për urdhëra ekzekutivë” më herët, edhe pse kjo nuk ishte e vërtetë.
Zakonisht, presidentët i kanë përdorur këto urdhëra për të çuar përpara çështjet më të rëndësishme të agjendës së tyre, duke krijuar task forca, iniciativa politike apo duke drejtuar vendim-marrjen.
Por, në fakt urdhri ekzekutiv nga presidenti nuk është aq i njëanshëm sa mund të duket. Draftimi i tij përfshin një proces që merr kohë të gjatë me shumë agjenci që negociojnë përmbajtjen.
Për më tepër, nëse nuk kanë autoritetin e duhur legal, urdhërat ekzekutiv mund të kthehen nga gjykatat. /Periskopi












