Katër kandidatët e ‘përhershëm’ të LDK-së për komuna: Berisha i FK-së kërkon mandatin e pestë

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku gjatë ditës së djeshme ka prezantuar edhe tetë kandidatë për kryetarë komunash, e ajo që bie në sy janë disa nga “veteranët” e kësaj partie që synojnë edhe nga një mandat. Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha është ndër më të ‘vjetërit’ që ka një komunë. Ai do rikandidojë edhe […]
Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha është ndër më të ‘vjetërit’ që ka një komunë. Ai do rikandidojë edhe në këto zgjedhje ku do kërkojë mandatin e pestë me radhë për kryetar komune, shkruan Periskopi.
Berisha udhëheq Komunën e Fushë Kosovës që nga viti 2007.
Gazmend Muhaxheri gjithashtu synon mandatin e katërt në Pejë në këto zgjedhje, pastaj Imri Ahmet në Lipjan që kërkon mandatin e tretë, Xhafer Tahiri në Vushtrri mandatin e dytë dhe Sokol Haliti në Viti kërkon nga qytetarët mandatin e tretë.
Kujtojmë, që LDK’ja dje ka mbajtur mbledhjen e rregullt e Kryesisë të udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku, ku ka prezantuar tetë kandidatët për kryetar komunash.
Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:
Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;
Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;
Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;
Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;
Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;
Përvec zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.
Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.
Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së./Periskopi/












