Karaxhiqi i shkruan letër krejt botës: I thotë se është fajtore për krimet e tij

Radovan Karaxhiq, para se të transferohet nga Haga në Britani për të vuajtur dënimin, ka shkruar një letër për qeverinë serbe, për përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit. Në këtë letër, pjesë të të cilave i sjell Periskopi, ai akuzon të gjitha qeveritë botërore si dhe mekanizmat më të […]
Radovan Karaxhiq, para se të transferohet nga Haga në Britani për të vuajtur dënimin, ka shkruar një letër për qeverinë serbe, për përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit. Në këtë letër, pjesë të të cilave i sjell Periskopi, ai akuzon të gjitha qeveritë botërore si dhe mekanizmat më të rëndësishëm botëror të sigurisë, se kanë qenë ‘partnerë në krim”.
‘Po ju shkruaj t’ju informoj për turpin më të madh që është bërë në emrin tuaj dhe në emër të kombeve që përfaqësoni – ndoshta edhe pa dijeninë tuaj”, shkruhet në letrën e kriminelit Karaxhiq, që e transmeton Novosti serb, përkthen Periskopi.
Në letrën që Karaxhiqi shkruan, ka akuzuar qeveritë, mediat e gazetarët për shtrembërim të fakteve në procesin ndaj tij dhe ka folur për atë ‘se si ka dështuar drejtësia’, shkruan Periskopi.
Ai ka akuzuar Kombet e Bashkuara, UNHCR-në dhe shumë institucione të tjera botërore, për dështim.
“Nëse institucione të tilla vazhdimisht kanë abuzuar në përhapjen e pohimeve të rreme dhe nuk mund të arrijnë të parandalojnë krime të tmerrshme që kanë prekur kombe të tëra, atëherë, institucionet e tilla janë të dështuara dhe joproduktive”, shkruhet në letrën e Karaxhiqit.
“Nën arsyetimet për arsye humane, shumë nga vendet që ju udhëhiqni janë informuar pjesërisht lidhur me atë që ka ndodhur por poashtu edhe opinioni publik në përgjithësi nuk ka arritur të ketë informacionet e duhura”, shkruan Karaxhiqi.
‘Situata është e njëjtë me organizatat humanitare. Edhe disa sosh që janë shumë të famshme dhe që në to punojnë individë të respektueshëm, kanë bërë spijunazh gjatë luftërave. Por më e papranueshmja, është se disa prej tyre janë përkujdesur të bartnin edhe armatim”, shkruan Karaxhiq.
“Veprime të tilla kanë thyer ligjet dhe rregullat ndëkombëtare”, përfundon letrën e tij Karaxhiqi.












