Kanadezi godet qëllimisht me veturë familjen myslimane, lë katër të vdekur

Kanadezi godet qëllimisht me veturë familjen myslimane, lë katër të vdekur

Një burrë kanadez i moshës 20-vjeçare është ngarkuar me katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një tentim-vrasje pasi me veturën e tij goditi një familje myslimane. Policia tha se ky ishte sulm i paramenduar. Dy gra, njëra 74 e tjetra 44 vjeçe, një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe – […]

Dy gra, njëra 74 e tjetra 44 vjeçe, një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe – gjyshja, prindërit dhe vajza e tyre – mbetën të vdekur të dielën në mbrëmje, kur i dyshuari Nathaniel Veltman goditi me veturë një grup këmbësorësh në Ontario, shkruan The Guardian.

I mbijetuari i vetëm, një djalë 9 vjeç, ndodhet në spital me lëndime serioze, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetë. Familjarët e viktimave kanë kërkuar që emrat të mos publikohen.

Komandanti i policisë lokale, Steve Williams, tha të hënën se në bazë të hetimeve, autoritetet besojnë se ky ishte akt i qëllimshëm dhe se viktimat e këtij rasti kanë qenë të shënjestruar për shkak të besimit fetar.

Ndonëse i dyshuari fillimisht iku nga vendi i ngjarjes, policia e arrestoi atë në parkingun e një qendre tregtare. Veltman nuk kishte të kaluar kriminale. Policia ende nuk e di nëse ai është anëtar i ndonjë grupi të urrejtjes dhe oficerët nuk treguan se çfarë dëshmish kanë gjetur për të besuar se sulmi i ishte i planifikuar.

Kryetari i qytezës ku ndodhi ngjarja, Ed Holder, tha: “Ky ishte një akt i vrasjeve masive që u krye kundër myslimanëve. Po flas në emër të të gjithë banorëve të qytetit, kur po them se zemrat tona janë të thyera. Ne vajtojmë për familjen, tri gjeneratat e së cilës tashmë janë shuar.”

Kryeministri i Kanadasë, Justun Trudeau, tha përmes rrjeteve sociale se është i tmerruar nga lajmi për sulmin. “Islamofobia nuk ka vend në asnjërën prej komuniteteve tona”, shkroi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?