Kamberi: BE duhet t’ia vë kusht Serbisë që të njohë krimet e veta

Kamberi: BE duhet t’ia vë kusht Serbisë që të njohë krimet e veta

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi bashkë me deputetë tjerë të grupit opozitar në procedurë parlamentare kanë dorëzuar në Kuvendin e Serbisë një rezolutë përmes së cilës kërkohet që Serbia t’i njohë zyrtarisht krimet dhe gjenocidet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. “Veç kërkesës për ta njohur gjenocidin dhe dënuar atë, kemi kërkuar që ta ndërpresë procedurën […]

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi bashkë me deputetë tjerë të grupit opozitar në procedurë parlamentare kanë dorëzuar në Kuvendin e Serbisë një rezolutë përmes së cilës kërkohet që Serbia t’i njohë zyrtarisht krimet dhe gjenocidet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Veç kërkesës për ta njohur gjenocidin dhe dënuar atë, kemi kërkuar që ta ndërpresë procedurën e mohimit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe të ndërpresë çfarëdolloj glorifikimi të kriminelëve të luftës, sidomos atyre që janë dënuar me vendime të Tribunalit të Hagës”.

Kamberi thotë se marrë parasysh përbërjen e Parlamentit të Serbisë ku 243 nga 250 deputetë janë të shumicës parlamentare, gjasat janë të pakta që rezoluta të kalojë.

“Nuk presim që do të ketë përkrahje nëse s’ka trysni nga bashkësia ndërkombëtare. Si grup parlamentar opozitar ne kemi vendosur që në këto momente kur u dha edhe verdikti final për kriminelin e Bosnjës të nisim procedurën”.

Kamberi në tha se në Serbi krimineli që dje u ridënua përjetësisht në burg, Ratko Mlladiq, po portretizohet si hero në shtypin e kontrolluar nga presidenti Vuçiq.

Deputeti shqiptar po vlerëson se s’ka asnjë lëvizje pozitive të Serbisë drejt pranimit të gjenocidit në shtetet ku u kreu.

“BE duhet ta detyrojë Serbinë ose t’ia vendosë kusht njohjen e krimeve për t’u anëtarësuar”, tha ai në KlanKosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?