Jep dorëheqje kryeshefi i AMMK-së, agjencisë që e quan “shembull jo veç për Ballkanin

Ilir Morina është liruar nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit. Morina këtë e bëri të ditur me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se ai e ka kërkuar këtë vet. “Pas kerkeses sime te dates 03.06.2021 per Ministrin z. Liburn Aliu qe te me […]
Morina këtë e bëri të ditur me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se ai e ka kërkuar këtë vet.
“Pas kerkeses sime te dates 03.06.2021 per Ministrin z. Liburn Aliu qe te me liroi nga detyra qe edhe ashtu ishte ne muajt e fundit per te perfunduar, sot mora aprovimin e tij.”, ka shkruar ai.
Ai ishte liruar nga detyra edhe vitin e kaluar më 1 tetor me vendim të ish-ministrit të ekonomisë dhe ambientit, Blerim Kuqit.
Postimi i tij i plotë:
Te nderuar miq, kolege e dashamire
Pas kerkeses sime te dates 03.06.2021 per Ministrin z. Liburn Aliu qe te me liroi nga detyra qe edhe ashtu ishte ne muajt e fundit per te perfunduar, sot mora aprovimin e tij.
Deshiroi ti them ca fjale per kontributin tim gjate periudhes sime ne MMPH:
Une nuk jam me pjese e Qeverise se Republikes se Kosoves. Ishte sfide dhe nderë, por do jete gjithe jeten time krenari ndertimi i institucioneve te Kosoves, forcimi dhe lartesimi i tyre.
Pas nje viti specializim ne qeverine gjermane 2002/2003 ne maj te vitit 2003 filliva pune ne MMPH ku per tri vite ndertova me disa kolege Divizionin e Mbeturinave. Kete periudhe u hartua dhe finalizua Ligji i pare i menaxhimit te mbeturinave dhe dhjetra rregullore te sektorit te mbeturinave perfshi edhe strategjine e mjedisit.
Per here te pare ne Kosovë u publikua raporti i gjendjes se mbeturinave 2003/04 i udhehequr dhe shkruar nga une. Ishte pervoje nga gjermania.
Me 6.06.2006 u emrova Keyeshef i AMMK ku filliva rrugetimin e nje agjencie nacionale per mjedis. Qe sot eshte shembull jo vetem per Ballkanin Perendimere dhe Evropen Juglindore. 2006-2008 ishte koha e pavaresimit dhe punuam vetem ne ngritje dhe funksionalizim. Si gjithnnje perkrahja minimale, sfida te medha, mungese buxheti dhe stafi profesional. Vazhduam me mund e pune te pandalshme dhe arritem qe ne vitin 2010 te ftohemi per here te pare ne EIONet nga EEA, ku shkelqyem per pak vite duke pasur vendin e pare per pjesemarrje e mbi mesin e tabeles me raportime. Kosova pjese e EIO-net dhe EPA netëork dhe e paraqitur ne raportet e mjedisit te Evropes 2010-2015 dhe 2015/20. Nuk ishte fare e lehte.
Çdo vit hartuam, finalizuam derguam ne qeveri dhe mbrojtem ne Parlament rapirtin e gjendjes se mjedisit ne Kosove, dhe cdo vit u miratuan nga kuvendaret dhe u publikuan per publikun.
Çdo vit monitorim
Mjedisi dhe grumbullim te dhemash dhe publikim te raporteve sektoriale si: uji, ajri, mbeturina dhe kimikalie, natyres, hot-spoteve, indikatoreve mjedisore, land cover etj etj. Vetem per ti numeruar te gjitha don kohe le me per ti grumbulluar te dhenat, procesuar e perpunuar deri ne finalizim si raport. Kjo krejt fale jo vetem meje por nje stafi te mrekullueshem te AMMK qe ju besova edhe kur ishim teper skeptik, edhe pse kishim mangesi ne gjuhen angleze erj.
Per projekte mos te futem ne detaje sepse besoi jemi kampion te perfitimeve dhe sjelljeve te modeleve dhe sistemeve me te sofistikuara boterore ne ket Republiken tone te vogel.
Me rendesi profesionale per stafin ishte projekti i binjakezimit me UBA te Austrise dhe IHM finlande. Vizitat studimore dhe projektet nga Sida Suedeze, JICA Japoneze, MCC Amerikane, projektet zvicerrane, UNDP, GIZ, KfË, Nirvegjeze etj etj.
Miliona euro te sjellura ne Kosove nga projekt idete e stafit te AMMK perfshi ktu drejtorine e monitorimit dhe raportimit, Institutin e Natyres, Institutin Hidrometeorologjik, dy parqet kombetsre.
Krenar me shume zyrtare profesionist te rangut evropian qe jane ne AMMK dhe disa qe shkuan ne pozita edhe me te mira ne universitete dhe projekte jasht qeverise.
AMMK ishte jeta ime dhe do mbetet kujtesa ime.
Ministria e mjedisit familja ime, e mjedisi i Kosoves shtepia ime.
Kam shume shifra dhe tituj per ti paraqitur, projekte dhe rezultate por e di qe askush nuk ka aq kohe ti lexoi me radhe.
Me pergezuan, me lavderuan, me shfrytezuan, me sfiduan, me pezulluan por qendrova vertikalisht. Secilin jam ne gjendje ta shiqoi direk ne sy. Asnje gabim
Me qellim. Çdo kush qe punon gabon. Gabimi me i madhi eshte te mos punosh.
Prandaj miq, une do jem profesor i zellshem i Universitetit publik “Haxhi Zeka” dhe do punoi per projekte te mira per vendin tim. Ju falenderoi per perkrahje e kritika. Vazhdojme me tutje.
Me fat dhe shendet!












