Jashari pas verdiktit ndaj Mlladiqit përmend krimet e Serbisë në Kosovë: Kriminelët nuk morën dënimet e merituara

Jashari pas verdiktit ndaj Mlladiqit përmend krimet e Serbisë në Kosovë: Kriminelët nuk morën dënimet e merituara

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka quajtur “dëshmi të adresës së vërtetë të gjenocidit serb” dënimin që Apeli ndërkombëtar i Tribunalit të OKB-së ia dha kriminelit Ratko Mlladiq, i cili tërë jetën e vet do ta shpenzojë në burg si përgjegjës për gjenocidin në Bosnjë. Jashari në një postim në Facebook ka thënë se […]

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka quajtur “dëshmi të adresës së vërtetë të gjenocidit serb” dënimin që Apeli ndërkombëtar i Tribunalit të OKB-së ia dha kriminelit Ratko Mlladiq, i cili tërë jetën e vet do ta shpenzojë në burg si përgjegjës për gjenocidin në Bosnjë.

Jashari në një postim në Facebook ka thënë se dënime të tilla të merituara nuk kanë marrë shumë kriminelë serbë, që bënë krime të tmerrshme në Kosovë.

Ai ka nënvizuar faktin se Kosova, 22 vite pas lufte nuk ka bërë padi ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

“Dënimi maksimal i kriminelëve serb dhe kthimi i të pagjeturve nga Serbia është parakusht i çdo marrëveshjeje eventuale me shtetin serb në të ardhmen”, ka shkruar Jashari.

Postimi i plotë:

Edhe një dëshmi më shumë e adresës së vërtetë të gjenocidit serb.

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për kriminelin serb, Ratko Mlladiq, për krimet e bëra në Bosnje.

Fatkeqësisht dënime të tilla të merituara nuk kanë marrë shumë kriminel serb, që bënë krime të tmerrshme në Kosovë.

Edhe sot 22 vite pas, shteti ynë ende nuk ka bërë padi ndaj gjenocidit serb kurse faktori nderkombëtar ende hesht.

Dënimi maksimal i kriminelëve serb dhe kthimi i të pagjeturve nga Serbia është parakusht i çdo marrëveshjeje eventuale me shtetin serb në të ardhmen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?