Ja çka thotë Isa Mustafa për takimin Kurti-Vuçiq: Parodi e llojit të vet

Ja çka thotë Isa Mustafa për takimin Kurti-Vuçiq: Parodi e llojit të vet

Ish-kryetari i LDK’së Isa Mustafa, ka kritikuar paraqitjen e kreut të shtetit z.Albin Kurti që pati në takimin me Vuçiqin në Bruksel. Mustafa në një prononcim dhënë për Periskopin thotë se ky ishte vetëm një takim i thjeshtë dhe asgjë më shumë. Siç thotë ai kjo tryezë ishte “një parodi e llojit të vet” “Takimi […]

Mustafa në një prononcim dhënë për Periskopin thotë se ky ishte vetëm një takim i thjeshtë dhe asgjë më shumë. Siç thotë ai kjo tryezë ishte “një parodi e llojit të vet”

“Takimi i djeshëm i Kurtit dhe Vuçiqit ishte  thjesht takim, asgjë tjetër. Ishte një parodi e llojit të vet. Por edhe pse edhe kjo parodi ka klientelën e vet, Kosovës nuk ia zgjidhë problemet. Dialogu është proces shumë më serioz se sa deklarimet në stilin unë ia thashë e ai ma tha!”, tha Mustafa.

Z.Mustafa thotë se kryeministri Kurti u takua me Vuçiqin pa asnjë kusht, madje sipas ish-të parit të LDK’së, ky takim nuk është dashur të zhvillohet pa praninë e ShBA‘së, e  këtë ky i fundit  e vlerëson si fillim jo të mirë.

“Jashtë kësaj, duhet veçuar tre fakte: Kurti u takua me Vuçiqin, pa asnjë kusht; Kurti i dha katër propozime në Bruksel, çfardoqofshin ato, por pa asnjë konsultë publike në Kosovë; Takimi u zhvillua pa pjesëmarrjen   e SHBA-së.  Nuk është fillim i mirë!”

Z.Mustafa ia ka përmendur,  Kurtit njërën nga kërkesat që ky i fundit ia bëri në takim Vuçiqit, atë të zëvendësimit të CEFTA me SEFTA, e që sipas tij ky dialog nuk po zhvillohet për “për zëvendësimin e CEFTA me SEFTA por për njohje reciproke”

“Dialogu nuk po zhvillohet për zëvendësimin e CEFTA me SEFTA por për njohje reciproke. Për hapje të rrugëve për anëtarësim në BE dhe OKB dhe jo për status të vendeve që nuk janë në BE. Qeveria e Vetëvendosjes, është e para qeveri paslufte që ka shumicën në Kuvend. Ka përgjegjësi të madhe dhe pritshmëri të mëdha, sidomos për përmbylljen e dialogut. Do ti bënte mirë Kosovës nëse gjen rrugë dhe bashkëpunim me SHBA dhe BE në këtë proces. Prandaj, uroj që kjo Qeveri ta shfrytëzojë fuqinë e saj në Kuvend për ta përmbyllur këtë proces që po e mban peng Kosovën.”

Kujtojmë se Kurti  ka shkelur njërin nga premtimet elektorale të tij në zgjedhjet e fundit, kishte se nuk do të ulet në dialog me Serbinë, pa kërkuar këta të fundit falje për krimet e luftës dhe t’i kompensonte dëmet e luftës të shkaktuara në Kosovë, dhe ky takim ndodhi pikërisht dje pa e përmendur fare këtë kusht./Periskopi/B.H./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?