Izraelitët dhe palestinezët: Marshi i ultranacionalistëve pritet të çojë në trazira të reja në Jerusalem

Izraelitët dhe palestinezët po përgatiten për një tjetër trazirë mes tyre para marshit të planifikuar të ultra-nacionalistëve hebrenj në Lindje të Jerusalemit që mund të nxis protesta e përplasje me policinë disa javë pas luftës 11 ditore në Gazë. Marshi përbën testin e parë për qeverinë e re e fragjile të Izraelit, e cila u […]
Marshi përbën testin e parë për qeverinë e re e fragjile të Izraelit, e cila u betua të dielen dhe që përfshin nga i gjithë spektri politik i vendit, përfshirë edhe një parti të vogël arabe.
Anulimi i marshit do ta ekspozonte kryeministrin e ri Naftali Bennet dhe anëtarët e tjerë të së djathtës që bëjnë pjesë në qeveri para kritikave intenzive nga ata që e shohin një gjë të tillë si kapitullim ndaj militantëve të Hamasit në Gazë, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Hamasi iu ka bërë thirrje palestinezëve që t’i bëjnë rezistencë marshit.
Mansour Abbas, partia e vogël e të cilit është faksioni i parë arab që i bashkohet një koalicioni qeveritar izraelit, i tha një radio stacioni lokal që ai ishte kundër çdo “provokimi” duke shtuar se “çdokush që ka parë dhe ndjekur këtë paradë e di qëllimin e saj”.
Për çdo vit, ultranacionalistët izraelitë valojnë flamujt kaltër e bardhë dhe brohorasin sllogane derisa marshojnë përmes Portës së Damaskut deri në zemrën e dendur me myslimanë për të festuar kapjen e Jerusalemit Lindor nga Izraeli në luftën e vitit 1967.
Parada fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 10 maj.
Mediat izraelite kanë thënë që turma do të ecte kah Porta e Damaskut por jo edhe kah lagja myslimane. /Periskopi












