Ish shefi i Mossadit flet për punën e tij si kryespiun i Izraelit

Yossi Cohen, që i largua nga pozita e shefit të Mossadit [shërbimit sekret izraelit] javën e kaluar, ka ofruar detaje shumë specifike për aktivitetet e fundit të këtij shërbimi kundër Iranit. Cohen pranoi se agjencia e tij kishte hedhur në erë centrifugën nëntokësore në impiantin bërthamor të Iranit në Natanz, dha përshkrime të sakta të […]
Cohen pranoi se agjencia e tij kishte hedhur në erë centrifugën nëntokësore në impiantin bërthamor të Iranit në Natanz, dha përshkrime të sakta të operacionit të vitit 2018 në të cilin Mossadi kishte vjedhur arkivin nuklear të Iranit dhe konfirmoi se top shkencëtari nuklear i Iranit Mohsen Fakhrizadeh kishte qenë i survejuar nga Mossadi për vite me radhë.
Cohen tha që nuk e përjashtonte mundësinë që një ditë të kërkonte pozitën e kryeministrit por tha se për momentin nuk e kishte këtë ambicie, përcjell Periskopi.
Megjithëse kjo ishte intervista më e hapur e një shefi të Mossadit ndonjëherë, prapë Cohen ishte i kujdesshëm në një numër rastesh por prapë se prapë foli për karrierën e tij, filozofinë dhe operacionet kyçe me një çiltërsi që dukej atipike për kryespiunët.
Pasi u kritikua se ishte shumë i afërt me Netanyahun, që kishte lejuar kryeministrin të përdorte Mossadin për nevojat e tij politike, Cohen nuk e mohoi një gjë të tillë.
Coheni, 59 vjeçar, ishte rekrutuar nga Mossadi kur ishte vetëm 22 vjeçar dhe po studionte në Londër. Ai ka thënë se i kishte pasur “qindra” pasaporta në karrierën e tij, dhe se kishte rekturuar shumë spiunë. Ai përshkroi njërin prej tyre si operativ të Hezbollahut të rekrutuar në Evropë e për të cilin tha se ishte ende gjallë.












