Ish-këshilltari i Thaçit e quan Kurtin paranojak: As një liturgji ilegale në Prishtinë nuk ishe i aftë ta parandalojë

Ish-këshilltari i Thaçit e quan Kurtin paranojak: As një liturgji ilegale në Prishtinë nuk ishe i aftë ta parandalojë

Në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit serb dhe shëtitja e Thaçit nëpër Ujman kanë qenë veprime të koordinuara. Por, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, i cili ka thënë se paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e […]

Në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit serb dhe shëtitja e Thaçit nëpër Ujman kanë qenë veprime të koordinuara.

Por, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, i cili ka thënë se paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës.

Behramaj e ka quajtur Kurtin autonomist në bindje, por dezertor në shpirt.

Ai ka thënë se me të njëjtën logjikë, dikur njerëzit e quanin tradhtar edhe Adem Jasharin, sepse nga frika u dukej çmenduri trimëria dhe heroizmi i tij.

“Paranoja e Albin Kurtit se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit dhe shëtitja e presidentit Thaçi nëpër Ujman janë veprime të koordinuara me Serbinë, është tregues se Kurti është një autonomist në bindje, por një dezertor në shpirt. Dikur në vitet 90-ta, njerëzit me të njëjtën logjikë e quanin tradhtar Adem Jasharin, sepse nga frika u dukej çmenduri trimëria dhe heroizmi i tij. Nënshtrimi i njerëzve ndaj Serbisë ishte më i madh se gatishmëria e Adem Jasharit për sakrificë sublime!

Paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës!”, ka shkruar Behramaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?