Ish-gjyqtari i EULEX-it: Ka disa javë që i kam shkruar Kurtit, por asnjë fjalë nga ai

Ish-gjyqtari i EULEX-it: Ka disa javë që i kam shkruar Kurtit, por asnjë fjalë nga ai

Ish-kryetari i gjykatësve të misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons ka thënë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me letrën që ai ia ka dërguar para disa javësh, e në të cilën ka listuar një sërë skandalesh që sipas tij e kanë karakterizuar këtë mision ndërkombëtar […]

Simmons ka shkruar në Twitter se Kurti e ka pranuar letrën e tij që disa javë, por nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.

“Zotri Kurti e ka pranuar letrën dhe deklaratën time para disa javësh. Ka pasur shumë komente nga mediat në Kosovë, por asnjë fjalë nga Z. Kurti. Koha do ta tregojë”, ka shkruar Simmons.

Këto komente Simmons i ka bërë teksa i ka replikuar dikujt që thoshte se Kurti ka detyrë të vështirë për ta ndryshuar sistemin, që sipas saj, ka kultivuar gjykatës që i shërbejnë – siç thotë Kurti – regjimit të vjetër.

Simmons para disa javësh ia ka dërguar kryeministrit Kurti një letër, ku paraqet një pjesë të dëshmisë së tij mbi skandalet që thotë se e kanë karakterizuar misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Mbi këtë bazë, ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it ka kërkuar që të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës për të gjitha dëshmitë e përshkruara.

Përveç që aludon në ndikime politike, bashkëpunim të EULEX-it me Prokurorinë në Beograd, Simmons shpreh dilema edhe për punën e Gjykatës Speciale.

Sa ishte në opozitë, Kurti ishte kundërshtari më i madh i EULEX-it në Kosovë. Ai e cilësonte këtë mision si sundimtar.

“Në njërën anë EULEX-i është dashur t’i arrestoj politikanët kosovarë që kanë vjedhë e zhvatë që nga paslufta. EULEX-i është dashur t’i arrestoj strukturat paralele të Serbisë që operojnë në veri”, shprehej Kurti.

Si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksonte se misioni evropian vepronte në përputhje me interesat e Serbisë dhe kësisoj Serbia ishte afruar më shumë me BE-në sesa Kosova.

“EULEX-i ka mbajtur Kosovën jashtë Bashkimit Europian ndërsa ka afruar Serbinë në BE”, deklaronte Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?