Insajderi: VV planifikon shkarkimin e Avokatit të Popullit që ta parandalojë ‘rastin Daka’ në Kushtetuese

Insajderi: VV planifikon shkarkimin e Avokatit të Popullit që ta parandalojë ‘rastin Daka’ në Kushtetuese

Shumica parlametare e Vetëvendosje po pritet ta iniciojnë procesin shkarkimi avokati i Popullit, Naim Qelaj sa ma shpejt që është e mundur, arsye pse pritet ta bëjnë një gjë te tille është mundësia që ai ta dërgoje rastin e Valdete Dakes në Gjykatën Kushtetuese. Burimet e Gazetës Insajderi, bëjë me dije se Vetëvendosje në ketë mënyrë […]

Shumica parlametare e Vetëvendosje po pritet ta iniciojnë procesin shkarkimi avokati i Popullit, Naim Qelaj sa ma shpejt që është e mundur, arsye pse pritet ta bëjnë një gjë te tille është mundësia që ai ta dërgoje rastin e Valdete Dakes në Gjykatën Kushtetuese.

Burimet e Gazetës Insajderi, bëjë me dije se Vetëvendosje në ketë mënyrë planifikojnë që ta bllokojë dërgimin e këtij rasti në Gjykatën Kushtetuese, pasi që edhe ata shohin shkelje Kushtetuese nga ana e Presidentes.

Ndërkohë PDK ka mbledhur nënshkrime për ta dërguar rastin e Valdete Dakes në Kushtetuese, nënshkrimet për të cilën i ka dhënë edhe AAK por jo edhe LDK.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar të hënën, Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Në arsyetimin e Presidentes, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet mes tjerash në vendim.

Ndaj këtij vendimi, Daka ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Daka përmes një konference për media e ka cilësuar vendimin e Osmanit të porositur, kontradiktor e të paligjshëm.

Ndërkohe ajo përmes një konference për media ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjykatën kompetente një vendim të tillë.

“Të akuzohem për mospunë dhe për vendimet kolegjiale të cilat janë marrë nga të gjithë anëtarët e KQZ-së dhe të ndëshkohem vetëm pse kam aplikuar Kushtetutën dhe Ligjin është absurditet i llojit të vet dhe sipas të gjitha gjasave vendim i porositur. Ky vendim i Presidentes, i bërë publik pasditen e së hënës, shihet qartë se ishte përgatitur më herët. Këtë e dëshmon edhe fakti për emërimin brenda pak minutave të kryetarit të ri të KQZ-së. Unë do t’i drejtohem gjykatës kompetente për këtë rast”, kishte thënë Daka.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 7-vjeçar. Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?