Insajderi: Kurti po planifikon ta shkarkojë edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi

Insajderi: Kurti po planifikon ta shkarkojë edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi

Qeveria e Albin Kurti po planifikon shkarkimin edhe të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit. Në kuadër të shkarkimeve dhe kapjes së institucioneve nga qeveria Kurti tashmë është hartuar deri në detaje edhe plani për shkarkimin e kryeprokurorit te shteti, Aleksander Lumezit dhe zgjedhjen e një kryeprokurorit të ri, i cili do të jetë i përshtatshëm […]

Qeveria e Albin Kurti po planifikon shkarkimin edhe të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Në kuadër të shkarkimeve dhe kapjes së institucioneve nga qeveria Kurti tashmë është hartuar deri në detaje edhe plani për shkarkimin e kryeprokurorit te shteti, Aleksander Lumezit dhe zgjedhjen e një kryeprokurorit të ri, i cili do të jetë i përshtatshëm për pushtetin e ri.

Burimet e Gazetës Insajderi kanë zbuluar se tashmë shumica e anëtarëve të Këshillit Prokurorial janë rreshtuar në krahë të qeverise Kurti, përkatësisht të ministres se Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për të pasur vota të mjaftueshme për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi.

E gjithë kjo iniciative rrjedh prej arrestimi të Lavdim Krasniqit, ish drejtori i Këshillit Prokurorial, i cili është arrestuar për korrupsion muaj më parë. Ai është familjare i bashkëshortit të Albulena haxhiut, Alban Krasniqit.

Këto kombinime pritet që në ditët ose javët në vazhdim të iniciohet shkarkimi i kryeprokurorit të Shtetit, siç ka ndodhur me shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka dhe siç po pritet shkarkimi i Avokatit te Popullit, Naim Qelaj, i cili pritej që të dërgonte rastin e Dakës, në Gjykatën Kushtetuese.

Shkarkimi i Lumezit do të jetë njëra prej akteve më të rënda të qeverisë Kurti për kapjen e gjithë shtetit përfshirë sistemin e Drejtësisë.

Këto burime i kanë treguar Insajderit se pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit Prokurorial kanë pasur takime të fshehta me drejtues të qeverisë të Vetëvendosjes, për ta realizuar shkarkimin e kryeprokurorit.

Për të gjitha këto zhvillime tashmë janë të njoftuar edhe shtetet anëtare të QUINT-it në Kosovë.

Dy vite më parë Kurti dhe partia e tij po bënin një fushatë të egër ndaj Aleksander Lumezit duke premtuar se pasi të vijnë në pushtet do të punojnë për shkarkimin e tij.

Madje, vet kryeministri pati deklaruar se në momentin kur të vjen në pushtet, do të shkojë Aleksandër Lumezi, ndërsa në vend të tij do të vijë Elez Blakaj.

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, kishte thënë Kurti.

Ndërsa, sot Gazeta Insajderi ka raportuar se qeveria e Kurtit pritet ta iniciojnë procesin e shkarkimit edhe ndaj avokatit të Popullit, Naim Qelaj. Arsye pse pritet ta bëjnë një gjë të tillë është mundësia që ai ta dërgojë rastin e Valdete Dakes në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit u shkarkuar nga Presidentja, Vjosa Osmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?