Infermierët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës

Edhe sot, një numër i madh i infermierëve kanë protestuar duke kërkuar vazhdimin e kontratave të punës. Këtë herë, protestën e kanë mbajtur para Ministrisë së Shëndetësisë. Infermierët që ishin punësuar për nevojat e pandemisë kanë vendosur mantelet e punës nëpër objektin e MSH-së. Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ditë më parë […]
Këtë herë, protestën e kanë mbajtur para Ministrisë së Shëndetësisë.
Infermierët që ishin punësuar për nevojat e pandemisë kanë vendosur mantelet e punës nëpër objektin e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ditë më parë kishte sqaruar se infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.
MSh-ja më tej kishte thënë se ata ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.












