Infektologu Tolaj tregon se çka e dallon ‘Deltan’ prej varianteve të tjera të koronavirusit

Infektologu Tolaj tregon se çka e dallon ‘Deltan’ prej varianteve të tjera të koronavirusit

Dje nga Ministria e Shëndetësisë është konfirmuar se në Kosovë janë identifikuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit. Ndonëse të dy këta persona tashmë janë shëruar. Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në emisionin “Frontal”, në T7, se mund të ketë më shumë raste me këtë variant në Kosovë. Ai e ka cilësuar naivitet, idenë […]

Dje nga Ministria e Shëndetësisë është konfirmuar se në Kosovë janë identifikuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit. Ndonëse të dy këta persona tashmë janë shëruar. Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në emisionin “Frontal”, në T7, se mund të ketë më shumë raste me këtë variant në Kosovë.

Ai e ka cilësuar naivitet, idenë e mbylljes së vendit për ta parandaluar ardhjen e këtij varianti në Kosovë.

“Ne nuk duhet me qenë naiv dhe me pretendu që mundemi me blloku Kosovën dhe të mos e lejojmë ardhjen e një varianti që po përhapet shumë në vendet e tjera. Që janë dy raste nuk nënkupton që nuk ka edhe të tjerë. Është mirë që të dy personat virusin e kanë kaluar në këmbë”, deklaroi Tolaj.

Për sa i përket karakteristikave të këtij varianti, Tolaj deklaroi se në aspektin klinik është i njëjtë, por që dallon tek aspekti i shpejtësisë së përhapjes.

“Është duke u përhapur në tërë vendet. Karakteristikë e tij është që përhapet më shpejtë se variantet e tjera. Në aspektin klinik nuk ka dallim prej varianteve të thjerra. Të gjitha të dhënat po tregojnë se me këtë virus po infektohen më shumë ata që nuk e kanë kaluar më herët virusin por edhe personat që nuk janë vaksinuar”, deklaroi infektologu.

Tolaj më tutje foli edhe për mbrojtjen që bën vaksina kundër Covid-19, ndaj këtij varianti të koronavirusit.

“Studimet kanë treguar se edhe vaksina është efektive ndaj këtij virusi. Edhe nëse infektohen do ta kalojnë shumë më lehtë. Duke e pasur parasysh që në Kosovë shumë qytetarë e kanë kaluar këtë virus, qoftë në një mënyrë apo në tjetrën nuk besoj që do të ketë përhapje të madhe të këtij virusi”, ka thënë ai në T7.

Tashmë në Kosovë ka filluar edhe ardhja e mërgimtarëve për pushime verore. E lidhur me këtë gjë, Tolaj ka thënë se gjendja është e njëjtë, si verën e kaluar pasi që rreziku për Covid-19 ekziston ende.

“Çdokush e bën një politikë shëndetësore në bazë të situatës që e ka aty. Gjithmonë duhet të shikohet përtej masave që i kanë marr. Rreziku as nuk është më i madh e as më i vogël krahasuar me verën e kaluar apo në pushimet e fundvitit kur kanë ardhur shumë bashkatdhetar tonë”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?