I mbarojnë minutat Haki Abazit teksa lexon statistika, Konjufca: Këto ndaj me ministrin Sveçla

Deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi, në fjalën e tij në Kuvend ka folur rreth aksidenteve fatale që po ndodhin në Kosovë. Ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos qëndrojë spektatore përballë këtyre ngjarjeve por të ndërmarrë veprime. E kur doli te veprimet, z.Abazi kishte përgatitur një sërë rekomandimesh për Ministrinë e Brendshme, mirëpo i […]
Deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi, në fjalën e tij në Kuvend ka folur rreth aksidenteve fatale që po ndodhin në Kosovë.
Ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos qëndrojë spektatore përballë këtyre ngjarjeve por të ndërmarrë veprime.
E kur doli te veprimet, z.Abazi kishte përgatitur një sërë rekomandimesh për Ministrinë e Brendshme, mirëpo i kishte kaluar koha e paraparë për të folur, megjithëqë z.Konjufca ia dha një minut shtesë.
Mirëpo, kur i kaloi edhe ky minut, kryeparlamentari Konjufca, i tha se këto statistika e rekomandime mund t’i ndajë me ministrin e brendshëm.
“Z.Abazi këto mund ti ndani me ministrin Sveçla”, tha Konjufca./Periskopi/












