I dolën bashkëpartiakët pasanikë: Këto janë dy fjalimet e Kurtit si kryeministër kur përmendte varfërinë

Publikimi i deklarimeve të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsionit mund të ketë lënë shumë njerëz gojëhapur për shkak të pasurisë së politikanëve që flisnin për varfërinë dhe mjerimin e popullit, e në veçanti mes tyre mendja shkon te Albin Kurti. Por, a e ka përmendur Kurti varfërinë si kryeministër? Për fat të keq, paraqitjet e […]
Për fat të keq, paraqitjet e Kurtit para gazetarëve vendorë në periudhën e tij të dytë si kryeministër edhe më tej nuk kanë ndodhur për dallim nga hera e parë si kryeministër kur kaloi orë e orë të tëra nëpër emisione e intervista.
Ai kishte deklaruar në AKK një banesë të gruas së tij me vlerë prej 400 mijë eurosh, ndërsa po ashtu se paguante vetëm 250 euro për shtëpinë e tij në lagjen Taslixhe.
Kurtit i dolën një grumbull bashkëpartiakësh si njerëz shumë të pasur. Këtu përfshihet Xhelal Sveçla, Haki Abazi, Liburn Aliu e të tjerë. E po ashtu edhe ministra si Armend Mehaj.
Gjatë këtij viti, Kurti e ka përmendur varfërinë e popullit në të paktën një rast.
“Me skemat për punësim të garantuar sezonal për familjet në ndihmë sociale, me shtesat për fëmijët, me mbështetje për lehonat dhe me banimin e përballueshëm të cilat do të realizohen me këtë program qeverisës do të nxjerrim shoqërinë nga varfëria dhe do të sjellim më shumë barazi shoqërore dhe gjinore, sepse barazia gjinore nuk mund të jetë vetëm slogan për të fituar votat por program për të ndryshuar vendin.” – thoshte Kurti më 17 maj të këtij viti.
Ai e kishte përmendur varfërinë edhe vitin e kaluar si kryeministër, më 13 shkurt, ose 10 ditë pasi kishte marrë detyrën e kryeministrit kur fliste për pasurimin e pakicës në kurriz të shumicës.
“Pasurimi i pakicës në kurriz të shumicës, varfëria e pabarazia shoqërore, sistemi gjyqësor joefikas dhe mungesa e shanseve të barabarta i humbin kuptimin lirisë dhe krijojnë padrejtësi të vazhdueshme përbrenda nesh.” – thoshte ai.
Nuk dihet nëse Kurti ka pasur ndërmend dhjetëra bashkëpartiakët e tij që i dolën shumë të pasur sipas vetë deklarimeve të tyre në AKK. /Periskopi












