Hyseni për meshën në Kishën Serbe: Nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka ditur i bie që në Kosovë hyn e del kushdo

Ish-koordinatori i organizatës studentore “Studim, Kritik, Veprim”, Zgjim Hyseni tha se në 2016 kanë pasur kërkesë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të kundërshtojnë Kishën Ortodokse Serbe, në kampusin universitar në Prishtinë, shkruan Gazeta Express. Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se thuajse të gjitha aktivitetet që dikur i kanë kundërshtuar, tani […]
Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se thuajse të gjitha aktivitetet që dikur i kanë kundërshtuar, tani nga qeveria Kurti po pranohen
“Pothuajse të gjitha aktivitetet që kanë shprehur qëndrime kundër të VV-së dikur tash po shndërrohen në gjëra që po I bëjnë e që në të kaluarën i kemi kundërshtuara”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për mbajtjen e një meshe në Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, e që sipas Hysenit mund të jenë dy opsione.
“Nëse Qeveria e Kosovës nuk ka ditur një gjë të tillë, atëherë i bien që në Kosovë hyn e del kushdo. Në anën tjetër nëse ata kanë informatë, domethënë që ata e kanë lejuar një gjë të tillë. Për ne është kjo e dyta. Duke e ditur që e kemi dialogun dhe na pret Asociacioni I komunave serbe dhe përpjekja për me inauguruar këtë lloj kishe ka qenë si pjesë e Asociacionit dhe është në kuadër të dialogut”, ka thënë ai.
“Unë nuk kam informatë mirëpo nëse nuk kanë marrë leje I bie që në Kosovë mundet me ndodhë diçka e tillë, e kësaj rëndësie e që do të ishte skandaloze. Nuk dua që ta besojë një gjë të tillë. Është e pamundur që me ndodhë një gjë e tillë në Kosovë e mos me pas njohuri Atë kohë unë kam qenë koordinator i SKV-së. Ne e kundërshtonim këtë Kishë. Është nën kontekstin e asimilimit të shqiptarëve në Kosovë”, deklaroi ai.












