Hyseni aludon në paaftësi të qeverisë Kurti: Nuk pres reagim racional për deklaratën e Lajçakut

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Forumin Ballkanik është pyetur nëse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’i besojnë BE-së, duke marrë parasysh se pavarësisht premtimeve, Kosovës ende nuk i janë liberalizuar vizat. Lajçak në anën tjetër është treguar mjaft ‘arrogant’ në përgjigjen e tij, duke thënë se “nëse nuk i besoni […]

Lajçak në anën tjetër është treguar mjaft ‘arrogant’ në përgjigjen e tij, duke thënë se “nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”.

Në një prononcim për lajmi.net, ish-koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka thënë se nuk pret ndonjë reagim nga Qeveria e Kosovës ndaj deklaratave të Lajçak.

“Unë nuk jam zëdhënës i Qeverisë, për këto duhet të pyesni Qeverinë. Unë nga kjo Qeveri nuk pres asnjë reagim racional për asgjë”, ka thënë shkurt Hyseni.

Pyetja ndaj Lajçak në Forumin Ballkanik është bërë nga hulumtuesi Samir Behariq, i cili ka thënë se Lajçak ka deklaruar se është bërë “trend” të kritikohet BE-ja për vizat.

“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka thënë Lajçak, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, sipas Behariq.

Lajmi.net ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës për deklaratat e Lajçak, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?