Hungaria miraton ligjin që ndalon përmbajtjen LGBT në shkolla

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar ligjin kontrovers që ndalon përmbajtjen LGBT në shkolla, derisa partia në pushtet e Viktor Orbanit ka intensifikuar fushatën e saj kundër të drejtave të komunitetit në fjalë. Asambleja kombëtare ka miratuar legjislacionin me 157 vota pro. Pavarësisht bojkotit të votës nga disa politikanë opozitrë, rezultati nuk ishte asnjëherë në dyshim, […]
Asambleja kombëtare ka miratuar legjislacionin me 157 vota pro.
Pavarësisht bojkotit të votës nga disa politikanë opozitrë, rezultati nuk ishte asnjëherë në dyshim, derisa Fidesz ka një shumicë të madhe dhe këto plane u mbështetën nga partia e së djathtës ekstreme Jobbik, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Masat janë lidhur nga kritikët me ligjin e Rusisë në vitin 2013 kundër “propagandës gay” që monitoruesit e pavarur thonë se kanë rritur armiqësinë ndaj lezbikeve, gejëve, biseksualëve dhe transgjinorëve.
Legjislacioni i Hungarisë e bën të jashtëligjshme ndarjen e informacioneve me nën 18 vjeçarët që promovojnë ndryshim të gjinisë apo seksualitetit. /Periskopi












