Hoxhaj: Vlora Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së

Enver Hoxhaj ka thënë se Vlora Çitaku do të jetë anëtare e ardhshme e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në ‘Politiko’, Hoxhaj ka treguar se a do ta kishte në ekip Vlora Çitakun nëse ai do të kandidonte për kryetar të PDK’së. Ai ka thënë se Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë […]
Në ‘Politiko’, Hoxhaj ka treguar se a do ta kishte në ekip Vlora Çitakun nëse ai do të kandidonte për kryetar të PDK’së.
Ai ka thënë se Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së.
“Vlora Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së. Unë me të jam takuar para 4 orësh”, ka thënë Hoxhaj.
Tutje ai është pyetur se a do ta ketë në ekip Çitakun nëse kandidon për kryetar të PDK’së.
“Nuk mund të jesh kandidat pa e ditur se cilat do të jenë figurat kyçe që do të jenë pjesë e partisë. Zonja Çitaku është mëse e mirëseardhur. Figurat që vijnë prej UÇK’së, duhet të mbesin tutje në PDK dhe nuk duhet të largohen. Edhe zonjën Çitaku e shoh kyçe”, ka thënë Hoxhaj.
Ai madje ka treguar se e ka nxituar Vlora Çitakun që të garojë për kryetare të PDK’së.












