Haxhiu: Faqja e Ministrisë së Shëndetësisë, e mbushur me lajme për Arben Vitinë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, opinion shqiptar vazhdimisht njoftohet për pandeminë dhe procesin e vaksinimit, derisa në atë të Kosovës, ‘është e mbushur me lajme për Arben Vitinë’. Ai shkruan: Shqipëria 800. 000 vaksinime deri tani, ndërsa Kosova 80. 803 vaksinime. A duhet të mburret Qeveria e […]
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, opinion shqiptar vazhdimisht njoftohet për pandeminë dhe procesin e vaksinimit, derisa në atë të Kosovës, ‘është e mbushur me lajme për Arben Vitinë’.
Ai shkruan:
Shqipëria 800. 000 vaksinime deri tani, ndërsa Kosova 80. 803 vaksinime.
A duhet të mburret Qeveria e Kosovës për këtë numër, apo nuk e vlerëson si dështim?!!
Në ëeb faqën zyrtare të MSH së Shqipërisë çdo ditë njoftohet opinioni për pandeminë dhe procesin e vaksinimit.
Ky raportim në baza ditore mungon në ëeb faqën zyrtare të MSH së Kosovës.
Nuk njoftohet opinioni as për procesin e vaksinimit, por e tërë hapësira e informacionit është e mbushur me lajme për Arben Vitinë.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës duke mos publikuar në ëebin e saj informacione për procesin e vaksinimi, numrin e ulët të vakisinimeve, nga mesi i muajit maj 2021 ka filluar raportimet t’i bëjë në Facebook.
Pse po ndodh kjo nuk ka ndonjë informacion nga MSH, por dihet tashmë se dështimin po mundohen ta mbulojnë me lajme koti për punën koti të ministrit.












