Haradinaj për Lidhjen e Prizrenit: Ngjarja më frymëzuese në gjithë historinë e kombit shqiptar

Haradinaj për Lidhjen e Prizrenit: Ngjarja më frymëzuese në gjithë historinë e kombit shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek Lidhja e Prizrenit në 143-vjetorin e saj. Haradinaj ka thënë se në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme. “Sot, kujtojmë ngjarjen më […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek Lidhja e Prizrenit në 143-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme.

“Sot, kujtojmë ngjarjen më frymëzuese dhe më kulmore në të gjithë historinë e kombit shqiptar. Lidhja e Prizrenit lartësoi identitetin kombëtar duke legjitimuar përpjekjet dhe aspiratat e kahershme, ngjarje kjo pararendëse e shpalljes së Shqipërisë shtet, ëndërr e shumë brezave. Shqiptarët njihen për trimëri e mençuri, vullnet e gatishmëri për t’u sakrifikuar për lirinë e Atdheut dhe interesat e kombit. Në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka kujtuar edhe të rënët në Luftën Çlirimtare të prirë nga komandanti i ZO të Pashtrikut, Ekrem Rexha-Drini, në vigjilje të Ditës së Çlirmit të Prizrenit.

“Ne të gjallët sot, e ata që ishin para nesh por që vazhduan rrugën drejt qëllimeve madhore dhe të drejta kombëtare, kishim të trashëguar ndjenjën e fuqishme ndaj Atdheut, u mësuam të reagojmë dhe të sakrifikohemi për vendin sa herë që mund të kërcënohet sovraniteti dhe liria jonë. Në vigjilje të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, kujtuam po ashtu të rënët në Luftën Çlirimtare, të prirë nga bashkëluftëtari dhe komandanti i ZO të Pashtrikut, Ekrem Rexha-Drini”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova do të mbetet e palëkundur në rrugën drejt një shteti e kombi të zhvilluar e respektuar ndërkombëtarisht.

“Mbetemi të palëkundur në rrugën tonë drejt një shteti e kombi të zhvilluar e të respektuar ndërkombëtarisht, faktor sigurie e stabiliteti në rajon e Evropë”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?