Haradinaj në Tropojë në shtëpinë ku qëndronin me Luanin

Haradinaj në Tropojë në shtëpinë ku qëndronin me Luanin

Pas pritjes madhështore në qendër të Bajram Currit, kryetari i Aleancës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandant i ZO të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me vizitë në Spitalin “Isa Zllami”. Aty ka mbajtur fjalim para stafit dhe ka ndarë medalje për spitalin si dhe për mjekun e ndjerë Dr. Sokol Sulo. Më pas ai ka […]

Më pas ai ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Rrethit të Tropojës dhe ka vizituar Kullën e Binak Alisë dhe Mic Sokolit si dhe Lapidarin në Rrugën e Gashit, kushtuar betejave, kuvendeve e kryengritjeve shqiptare prej Lidhjes së Prizrenit.

Emocionale ishte vizita në shtëpinë ku gjatë organizimit të luftës, Ramush Haradinaj ka qëndruar së bashku me të vëllain Luanin, tani Hero i Kombit. Ai ka pirë ujë edhe te kroi ku kishte pirë bashkë me të.

Ai ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” edhe për familjen e Binak Ali Mulosmanit dhe familjen Bajraktari.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka ndarë foto ku paraqiten këto vizita, por edhe takimet emocionale me banorë të Tropojës të cilët ai i kishte njohur gjatë kohës së vështirë të organizimit të Luftës Çlirimtare.

Kujtojmë se Haradinaj është shpallur qytetar nderi në Tropojë, në vitin 2008, pas lirimit nga Haga për herën e parë dhe është shumë popullor atje.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në vazhdim të vizitës në Rrethin e Tropojës, kam bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të këtij rrethi.

Gjithashtu kam ndaluar te disa monumente që simbolizojnë dhe ruajnë pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në tre shekujt e fundit, Spitalin “Isa Zllami” që ishte adresë e trajtimit të qindra luftëtarëve të UÇK-së, Kullën e Binak Alisë, që shërbeu si gjykatë dhe kuvend në të cilën u morën shumë vendime të rëndësishme, Kullën ku u lind e u rrit Heroi Kombëtar Mic Sokoli, që shpërfaq dëshmi të shumta të rezistencës kundër pushtuesve dhe Lapidarit në Rrugën e Gashit që i kushtohet kuvendeve, betejave dhe kryengritjeve që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Kam vizituar edhe shtëpinë e të ndjerit Hamdi Bajraktari, që ka vlerë të madhe emocionale për mua, ku takuam të shoqen e Hamdiut, Bardhen, të birin Agronin dhe familjarë të tjerë. Gjatë organizimit të Luftës Çlirimtare, kjo shtëpi ishte strehë dhe sofër për mua e për vëllain tim Luanin, por edhe shumë luftëtarë të lirisë. Evokuam shumë kujtime të ditëve më të lavdishme dhe piva ujë në kroin ku kemi pirë bashkë me Luanin.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për familjen e prijësit dhe gjykatësit popullor Binak Ali Mulosmani, familjen e atdhetarit Brahim Shpend Bajraktari, Dr. Sokol Sula (post mortem) dhe Spitalin “Isa Zllami”.

Falënderoj kryetarin e Bashkisë së Tropojës z. Rexhë Byberi për pritjen. Falënderoj secilin tropojan që në çdo vizitë, më bëjnë të ndjehem si në shtëpinë time!

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2790266017764461/?d=n

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?