Haradinaj: Kurti foli për mua si për Mlladiqin, prandaj e pyeta nëse është rekrutuar nga Serbia

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka sqaruar pse para disa ditësh gjatë seancës së Kuvendit kishte pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është i rekrutuar nga Serbia, transmeton Periskopi. Haradinaj thotë se kështu e kishte pyetur për shkak qasjes pro serbe ndaj Kosovës dhe UÇK’së. ‘’Kam qenë ish kryeministër dhe duke e ditë gjuhën dhe peshën […]
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka sqaruar pse para disa ditësh gjatë seancës së Kuvendit kishte pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është i rekrutuar nga Serbia, transmeton Periskopi.
Haradinaj thotë se kështu e kishte pyetur për shkak qasjes pro serbe ndaj Kosovës dhe UÇK’së.
‘’Kam qenë ish kryeministër dhe duke e ditë gjuhën dhe peshën e fjalëve, s’kam mujt pa i vlerësu drejt dëmet që i vijnë Kosovës nga një përgjitthësim që i ka bërë luftës. Ka folë për luftarin e Kosovës, per mu, si për Mlladiqin. Nëse e jep një vlerësim të tillë, e di sa dëm i ka bërë Kosovës. Unë e di peshën e dëmit kur deklarohesh se vendet e Ballkanit cështje e kanë kriminelët e luftës. Është e logjikshme se kujt po i bë dobi. Serbia në vazhdimësi provon me paraqit Mlladiqin…, e kryeministri jonë ka folë me gjuhë të Serbisë. Dhe pyetja ime ka qenë se mos rastësiisht mbahet i rekrutum nga agjenturat serbe.’’;PERISKOPI/












