Haradinaj: Kurti është mashtrues, u kthye në dialog pa taksë e pa reciprocitet

Haradinaj: Kurti është mashtrues, u kthye në dialog pa taksë e pa reciprocitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tregoi që Aleanca po paraqet sot para qytetarëve të vendit qëllimet programore për qeverisjen në komuna, për periudhën që vjen si dhe kandidatët për kryetar të komunave.   Ai po ashtu tha që Aleanca do të garojë në të gjitha komunat e Kosovës, ku deri […]

 

Ai po ashtu tha që Aleanca do të garojë në të gjitha komunat e Kosovës, ku deri më tash janë zyrtar 15 kandidatë.

“Ju siguroj që ne jemi fitues, nuk ka më fitues se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kosovë. Pse jemi fitues, sepse ne qëndruam çdo herë. Po e filloj para pluralizmit, periudhave të përpjekjeve për liri. Ne qëndruam, edhe atëherë kur plot të tjer nuk kanë mundur, ne qëndruam, por edhe fituam, fitoj Kosova, e fituam edhe lirinë”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

“Ne qëndruam dhe besum me rikthy jetën, dhe e rikthymë. Jemi të parët që u përballëm me sulmet mbi vlerat e lirisë. Ishim cak i goditjeve në vlerat sublime të lirisë, po ne qëndrum pa bërë zhurmë, por  bindëm të gjithë sepse ishim në të drejtën tonë.

“Pastërtinë e luftës së UÇK-së, flijimin e familjes legjendare të komandantit Adem Jashari, të luftëtarve të lirisë e ka pranuar edhe Gjykata Ndërkmobëtare e Drejtësisë”, u shpreh tutje ai.

Të gjithë këtë rezistencë Haradinaj e ndërlidhi edhe me zgjedhjet komunale, ku tha që do të qëndrojmë me qytetarin në çdo rrethan dhe kryetari do të jetë I qytetarëve pa dallim partie.

“E ne në këto rrethana qëndrojmë me qytetarin, ku ju premtojmë një jetë më të mirë dhe kryetari në komunë do të jetë i qytetarëve pa dallim partie”, tha Haradinaj.

“Kur qëndruam ne me taksën si dhe me të gjitha temat me të cilat fitoj Kosova, ne i morëm goditjet tjera, kurse të tjerët i mashtruan qytetarët”

Ai më tej tha se Qeveria Kurti është Qeveri e mashtrimit.

“Zotri Kurti, Qeveria e tij, është Qeveri mashtruese. Ai është një mashtrues. Kur e kam thënë në Qeverin e parë, që ai është mashtues, shumë prej njerzëve nuk më kanë kuptuar drejt. Ai e ka udhëheq lëvizjen e vet, i ka premtu Kosovës vetëvendosje e jo negociata, ai njeri u kthy në negociata pa e kthy taksën dhe reciprocitetin”, tregoi Haradinaj.

Ndërsa, kujtojmë që, deri më tani janë miratuar nga Këshilli Drejtues 13 kandidatë:

Agron Kuçi Junik

Ardian Gjini Gjakovë

Ali Krasniqi Obiliq

Bali Muharremaj Suharekë

Bashkim Ramosaj Deçan

Bekë Berisha Istog

Besnik Tahiri Podujevë

Daut Haradinaj Prishtinë

Faton Jakupi Kamenicë

Mensut Ademi Vushtrri

Rrustem Berisha Pejë

Smajl Latifi Rahovec

Zenun Elezaj Klinë

Në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë.

Aleanca do të garojë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përpos në Hanin e Elezit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?