Haliti – Qeverisë Kurti: Na keni lodh me këtë çkapje e kapje, s’keni nevojë me çkap kurrëgjë

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti sot gjatë seancës ka dalë me disa kërkesa ndaj Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi. ‘’Kisha propozuar që të gjitha marrëveshjet që janë bërë në emër të Kuvendit t’ua shpërndani deputetëve në përputhje me kompetencat tuaja dhe që këto marrëveshje të dihet rrugëtimi i tyre çfare janë’’, tha Haliti në kërkesën e […]
Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti sot gjatë seancës ka dalë me disa kërkesa ndaj Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi.
‘’Kisha propozuar që të gjitha marrëveshjet që janë bërë në emër të Kuvendit t’ua shpërndani deputetëve në përputhje me kompetencat tuaja dhe që këto marrëveshje të dihet rrugëtimi i tyre çfare janë’’, tha Haliti në kërkesën e parë.
‘’ Na keni lodh me këtë çkapjen e kapje. Zbatoni ligjet e Kushtetutën, s’keni nevojë me çkap kurrëgjë. Mos e vazhdoni atë lojën ose fushatën elektorale të kohë së opozitës. Tani keni opozita të reja’’, tha ai.
E Halit doli edhe me një kërkesë për një urë, duke ju thënë që të paktën ta rregullojnë atë.
‘’Ju kisha lut, e kemi një urë të kalimit nga pjesa e Xërxës në Rugovën e Hasit dhe dje ai Drini ka ard e nuk kalohet më. Po besoj Qeveria ka kapacitete që urën t ju shkojë në ndihmë dhe ta bëni bile qat urë’’.PERISKOPI/












