Haki Abazi – Qeverisë: Mos qëndro spektatore përballë aksidenteve në trafik, po vozisin pa kokë

Haki Abazi i Vetëvendosjes, i ka bërë thirrje qeverisë që të mos qëndrojë spektatore përballë aksidenteve që po ndodhin në komunikacion. “Ngjarjet e vikentit të fundit, ku një familje katër anëtarëshe u shua si rezultat i aksidentit të komunikacionit dhe palës tjetër për vozitje pa kokë nëse mund të quhet është një alarm i radhës […]
Haki Abazi i Vetëvendosjes, i ka bërë thirrje qeverisë që të mos qëndrojë spektatore përballë aksidenteve që po ndodhin në komunikacion.
“Ngjarjet e vikentit të fundit, ku një familje katër anëtarëshe u shua si rezultat i aksidentit të komunikacionit dhe palës tjetër për vozitje pa kokë nëse mund të quhet është një alarm i radhës për atë se cka po ndodhë në rrugët tona. Kjo duhet të shënojë urgjencë në veprimin institucional për të mos qenë spektatorë në atë se çka po ndodhë në rrugët e Kosovës”, ka thënë Abazi në Kuvend./Periskopi/












