Hajde, një pulë – një vaksinë: Indonezia iu jep pula të gjalla qytetarëve për t’i nxitur të vaksinohen

Pula të gjalla po iu jepen nga autoritetet lokale në Indonezinë rurale banorëve që pranojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19. Programi është pjesë e përpjekjeve të distriktit për të rritur numrin e të vaksinuarve mbi moshën 45 vjeçare, shkruan CNN, përkthen Periskopi. Galih Apria, asistent komisioneri i Policisë në sub-distriktin e Pecatit, tha që banorët […]
Programi është pjesë e përpjekjeve të distriktit për të rritur numrin e të vaksinuarve mbi moshën 45 vjeçare, shkruan CNN, përkthen Periskopi.
Galih Apria, asistent komisioneri i Policisë në sub-distriktin e Pecatit, tha që banorët më të vjetër kanë pasur shumë ngurrim për të marrë dozat e vaksinës.
Kështu që policia filloi programin për t’ju dhënë nga një pulë të gjallë.
Para se të fillohej shpërndarja e pulave, vetëm 25 në 200 banorë kishin gatishmëri që të merrnin vaksinën. Por tash, deri në 250 njerëz në ditë po shprehnin vullnetarizmin e tyre për një gjë të tillë.
Galihu tha që dhurimi i pulave ishte shenjë e dashurisë dhe respektit për të vjetrit.
Ai shtoi se deri tash i kishin dhuruar 500 pula si rezultat i programit.
Elis Sumiati, një plakë që mori vaksinën përmes këtij programi, tha: “S’e dija as a më duhej vaksina, por tash që sollën pulat dhe që thanë mund ta marrë vaksinën – po falemnderit, jam e lumtur.”












