Gorani: Dekreti i SHBA’së synon pacifizmin e Ballkanit Perëndimor

Analisti politik Dukagjin Gorani ka thënë përditësimi i urdhrit ekzekutiv të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor që të futen në listë të zezë të gjithë ata që destabilizojnë këtë rajon dhe shkelin marrëveshjet ndërkombëtare ka për qëllim pacifizmin gradual të rajonit. Përmes të tilla dekreteve që ndëshkojnë shkelësit, sipas Goranit, po synohet që Ballkani Perëndimor të […]
Analisti politik Dukagjin Gorani ka thënë përditësimi i urdhrit ekzekutiv të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor që të futen në listë të zezë të gjithë ata që destabilizojnë këtë rajon dhe shkelin marrëveshjet ndërkombëtare ka për qëllim pacifizmin gradual të rajonit.
Përmes të tilla dekreteve që ndëshkojnë shkelësit, sipas Goranit, po synohet që Ballkani Perëndimor të jetë në nivelin e duhur të respektimit të ligjit sikurse vendet e Bashkimit Europian.
“Lista e këtyre njerëzve është listë e atyre që në njëfarë mënyre kanë qenë të përfshirë në konfliktet në ish-Jugosllavi në konfliktin mes UÇK-së dhe forcave serbe në atë kohë. Kjo flet edhe për qasjen e Washingtonit pas luftërave në raport me “hard security”, pra rreziqet nga stabiliteti dhe aspektet e drejtpërdrejta e agresive ose të armatosura. Ndërkaq, përditësimi që ka ndodhur dje e përfshin atë që është “soft security” që jo me doemos njerëzit që kanë qenë në konflikte të armatosura paraqesin rrezik për stabilitet”.
Sipas Goranit, kjo ngritje kriteresh nënkupton se tash ndiqet korrupsioni, ndiqen njerëzit që nuk i pëkrahin apo i refuzojnë implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
“Me këtë shihet që Ballkani Perëndimor po përgatitet për një fazë të re dhe gjithë kjo ngritje e kritereve flet për përpjekjet e Washingtonit që Ballkani Perëndimor gradualisht të pacifizohet dhe të sillet në nivelin e respektimit të ligjit që do të përmbushte kriterin e BE-së”.
Por, Gorani në Rubikon ka thënë se mospërkrahja e këtij dekreti nga BE-së është indikativë për një kalkulim politik varësisht prej interesave që kanë ndaj rajonit.
“Kjo e tregon edhe një kalkulim politik që e ka BE karshi Ballkanit Perëndimor për shkak të problemeve të hapura por edhe strukturave udhëheqëse, që me gjasë gjatë kohës që vjen do të preken nga ky dekret”.












