Gjuriq i reagon Çitakut: Falsifikimi i historisë mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje

Gjuriq i reagon Çitakut: Falsifikimi i historisë mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ambasadores së Kosovës në këtë vend, Vlora Çitaku. Gjuriq i quajti deklaratat e Çitakut të turpshme. Ai tha se falsifikimi i historisë mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje. “Kjo është thjesht e turpshme. A nuk mund të […]

Gjuriq i quajti deklaratat e Çitakut të turpshme.

Ai tha se falsifikimi i historisë mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje.

“Kjo është thjesht e turpshme. A nuk mund të na lini as ditën tonë kombëtare në paqe?Faleminderit që i treguat botës se ajo për të cilën ju qëndroni me të vërtetë është intoleranca dhe urrejtja etnike fisnore. P.S. Falsifikimi i historisë nuk do të ndihmojë kauzën tuaj, ai vetëm mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje”.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ish-emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku i uronte serbët për Vidovdan.

Çitaku në reagimin e saj i ka sqaruar Genellit se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”.

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, gjatë ditës së djeshme ka shkruar për festën e serbëve, Vidovdanin.

Ai thotë se duhet nderuar heronjt e Vidovdanit, meqë më 1389-të, nisi beteja kundër osmanëve në Kosovë.

”Sot nderojmë heronjtë #Vidovdan”.

”Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në #Kosovë”.

”Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?