Gjoshi: Kurti e braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës, u takua me Vuçiqin

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Gjoshi ka thënë se Kurti në këtë takim nuk e pati në krahë Vasfije Krasniqin e as Saranda Bogujevcin. “Nuk e ka në krahë as […]
Gjoshi ka thënë se Kurti në këtë takim nuk e pati në krahë Vasfije Krasniqin e as Saranda Bogujevcin.
“Nuk e ka në krahë as Vasfije Krasniqin dhe as Saranda Bogujevcin, por është ballë për ballë me Aleksandër Vuqiqin dhe sipas kushteve të tij”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.
Tutje ai ka thënë se Kurti ka braktisur premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit dhe Nusrete Kumanovës që nuk do të takohej me Vuçiqin pa zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
“Ky është Albin Kurti që sot e braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës për të kushtëzuar uljen në tavolinën e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre.”, ka nënvizuar ai.
Ndryshe takimi i ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet me 25 korrik./Periskopi/












