Gjoshi i PDK’së: Gërvalla, në dakoordim me Kurtin e Osmanin po vazhdon betejën kundër UÇK’së

Gjoshi i PDK’së: Gërvalla, në dakoordim me Kurtin e Osmanin po vazhdon betejën kundër UÇK’së

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke e vazhduar luftën ndaj UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ai përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se Gërvalla këtë gjë është duke e bërë në dakordim të plotë me kryeministrin Albin Kurti […]

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke e vazhduar luftën ndaj UÇK-së dhe drejtuesve të saj.

Ai përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se Gërvalla këtë gjë është duke e bërë në dakordim të plotë me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin Vjosa Osmani.

Ky reagim i Gjoshit, erdhi pas deklaratës së vajzës së Jakup Krasniqit, se Ministria e Punëve të Jashtme nuk po i dërgon më pakot e gjërave nga Kosova për në Hagë.

“Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schwarz, po pengojnë procesin. Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së”, ka shkruar Gjoshi.

Sipas tij Kurti, Osmani e Gërvalla janë duke u pozicionuar në anën e Serbisë.

“Duke dëmtuar pozitën e tyre, kjo treshe po pozicionohet qartë në anën e Serbisë, e cila me të gjitha kapacitetet shtetërore është ngritur në këmbë për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës nën drejtimin e UÇK-së”, ka shkruar ai.

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi ka deklaruar se deri më tani gjërat i kanë dërguar në Hagë përmes MPJ-së.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schwarz, po pengojnë procesin. Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Duke dëmtuar pozitën e tyre, kjo treshe po pozicionohet qartë në anën e Serbisë, e cila me të gjitha kapacitetet shtetërore është ngritur në këmbë për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës nën drejtimin e UÇK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?