Gjithçka gati për Konventën e PDK’së, po jo edhe emrat e kandidatëve

Partia Demokratike e Kosovës me 3 korrik, ditën e shtunë do të mbajë Konventën e 10’të të partisë për të zgjedhur kryetarin e ri. Sipas grupeve punuse në terren të këtij subjketi gjithçka është gati për takimin i cili nis në ora 9:30 në mëngjes, e përfundo me zgjedhjen e kryetarit të ri. Deputetja e PDK’së, […]
Sipas grupeve punuse në terren të këtij subjketi gjithçka është gati për takimin i cili nis në ora 9:30 në mëngjes, e përfundo me zgjedhjen e kryetarit të ri.
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të grupit punues për organizimin e Konventës së PDK’së.
Musliu bashkangjitur me foton shkroi se deri nesër në ora 17:00 priten kandidaturat e radhës për kryetar të PDK’së.
“Grupi punes për organizimin e Konventës se jashtëzakonshme të PDK-së mbajti takimin e rregullt. Deri nesër në ora 17:00 presim kandidaturat për Kryetar të PDK-së’, shkroi Musliu.
Kujtojmë se deri tani kandidatura e vetme publike është bërë nga Memli Krasniqi, ndërsa pritet të zyrtarizohet edhe kandidatura e Enver Hoxhajt, mirëpo sipas sekretarit të PDK’së Betim Gjoshi, mund të ketë edhe kandidatura tjera, që mund të bëhen publike deri nesër pasdite.












