Gashi – Kurtit: Thoje se do ta anulosh Marrëveshjen e Uashingtonit, pse s’po e bën?

Arben Gashi i LDK-së ka pyetur Kurtin se pse nuk po e përmend më Marrëveshjen e Uashingtonit e as reciprocitetin. “Tha se nuk shkon në Bruksel të vazhdojë dialogun por se do të nis dialog të ri. Shumë mirë, presim deri të martën, e shohim a do të rinis dialog të ri apo do ta […]
Arben Gashi i LDK-së ka pyetur Kurtin se pse nuk po e përmend më Marrëveshjen e Uashingtonit e as reciprocitetin.
“Tha se nuk shkon në Bruksel të vazhdojë dialogun por se do të nis dialog të ri. Shumë mirë, presim deri të martën, e shohim a do të rinis dialog të ri apo do ta vazhdojë dialogun”, ka thënë Gashi, përcjell Periskopi.
“Hic nuk e përmend reciprocitetin, hic nuk e përmend Marrëveshjen e Uashingtonit. Cka ka ndryshu, ku mbetën premtimet.
Nuk do të bisedoj me Serbinë pa kërkim falje. Nuk do të bisedoj me Serbinë, pa folur për të pagjeturit. Thoje se nuk merremi vesh për asgjë nëse nuk merremi vesh për njohje, cka thotë kryeministri sot? Pse? Pse ky qëndrim? Pse ky transformim? Pse kjo metamorfozë? Nëse ke mbërri me kuptu që ka marrëveshje të mira për Kosovën, le ta pranon, nuk ka kurrgjë të keqe. Askush nuk thotë që kemi mbërri maksimumin. Por kemi arritur disa gjëra. Kryeministri duhet me marrë përgjegjësinë”, ka thënë ai.












