Gashi: Kurti këtu del i hapë krahët si shqiponja, në Bruksel – pulë

Gashi: Kurti këtu del i hapë krahët si shqiponja, në Bruksel – pulë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi ka pasur kritika për raportin e qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkohë që sipas tij, kryeministri Albin Kurti po mban fjalime me emocione, e herë po hap krahët si shqiponjë derisa po flet për këto çështje. Gjatë seancës në organin më të lartë legjislativ, […]

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi ka pasur kritika për raportin e qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkohë që sipas tij, kryeministri Albin Kurti po mban fjalime me emocione, e herë po hap krahët si shqiponjë derisa po flet për këto çështje.

Gjatë seancës në organin më të lartë legjislativ, Gashi ka thënë se në raportin e qeverisë për dialogun nuk ka asnjë vlerësim për marrëveshjet e deritanishme të arritura.

“Përshtypja e përgjithshme që të krijohet kur e lexon këtë raport të kryeministrit, të qeverisë, është që gjitha këto marrëveshje janë të mira. Kushdo që e ka lexuar këtë raport e sheh që raportimi zyrtar i qeverisë është që marrëveshjet janë afirmative për Republikën e Kosovës. Ndërkohë që këtu del dhe mban fjalime herë me emocione, herë duke u përkulur, e herë duke i hapur krahët si shqiponja. Dhe harron se atë shprehjen e famshme që ia patë thënë ish-kryeministrit: Në Kosovë shqiponjë, e në Bruksel pulë”, ka thënë ai në Kuvend të Kosovës.

Më tej, ai se Kurti nuk po shpalos në kuvend asnjë nga parimet e dialogut para se të mbahet takimi të martën në Bruksel. Veç tjerash, ka shtuar se kryeministri kishte deklaruar se nuk ka biseda me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve, pa reparacionet e luftës, kërkim falje. Shefi i deputetëve të LDK-së tha kreu i ekzekutivit nuk po përmend as marrëveshjen e Uashingtonit, ndërkohë që ishte zotuar se do të anulojë ato marrëveshje të arritura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?