Garancia që kërkoi Kurti që Kosova të mos sulmohet nga Serbia: Ibishi thotë se “Serbia po armatoset vazhdimisht”

Një ndër pikat e propozuara nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel në takimin me presidentin serb Vuçiq ishte edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje ku Kosova dhe Serbia nuk do ta sulmonin njëra-tjetrën. “Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është […]
“Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.” – tha Kurti, përcjell Periskopi.
Kjo pikë u refuzua menjëherë aty për aty nga pala serbe.
Lidhur me prospektin e luftës, Periskopi ka pyetur edhe njohësin e çështjeve të sigurisë – Nuredin Ibishin.
Ai thotë se kjo pikë vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.
“Takimi i parë mes kryeministrit të Kurti dhe presidentit serb, Vuçiqit vjen pas Samitit të NATO-s në Bruksel, Kurti parashtroi një prej katër kërkesave që është edhe parandalimi nga kërcënimeve e vazhdueshme që po vijnë nga Serbia që janë shumë aktive në kuptimin e asaj prej kronologjisë së ngjarjeve, historisë, pra manovrat ushtarake që mbahen afër kufirit tregojnë që kërcënimi është serioz dhe armatosja e vazhdueshme e Serbisë ka krijuar një debalancë në rajon që është rrezik permanent jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, kështu që mendoj se Kurti ka parashtruar një momentum të ri që i jep një seriozitet këtyre bisedimeve.”, ka thënë Ibishi për Periskopi.
Albin Kurti kishte shfaqur frikën për një luftë të mundshme edhe në vitin 2016. Edhe negociatorja Edita Tahiri kishte përmendur luftën si mundësi në vitin 2019.
Takimi i ardhshëm mes Kurti dhe Vuçiqit pritet të mbahet me 25 korrik./Periskopi/
Kurti pas takimit: Vuçiqit i shkova me 4 propozime, tri të fundit m’i refuzoi












