FOL: Kandidati për Komisioner për Privatësi ndryshoi të dhënat e veta, s’ka përvojë pune – VV ta ndalojë këtë proces

FOL: Kandidati për Komisioner për Privatësi ndryshoi të dhënat e veta, s’ka përvojë pune – VV ta ndalojë këtë proces

Lëvizja Fol ka bërë thirrje që të mos e procedojnë në seancë plenare votimin e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, Enver Bujari. Sipas tyre, Bujari ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit, përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, shkruan Periskopi. “Ne, organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar, pas mbledhjes së dëshmive […]

Sipas tyre, Bujari ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit, përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, shkruan Periskopi.

“Ne, organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar, pas mbledhjes së dëshmive shtesë rreth kandidatit Enver Bujari, kërkojmë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë në pushtet që të mos e procedojnë tutje këtë proces.

Pas dyshimeve që z.Bujari ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit, përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, ne kemi siguruar dosjen e plotë te aplikimit të tij”, shkruan Lëvizja Fol, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë:

Të mos procedohet në seancë plenare votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi

Ne, organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar, pas mbledhjes së dëshmive shtesë rreth kandidatit Enver Bujari, kërkojmë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë në pushtet që të mos e procedojnë tutje këtë proces.

Pas dyshimeve që z.Bujari ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit, përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, ne kemi siguruar dosjen e plotë te aplikimit të tij.

Sipas dokumenteve të ofruara rezulton që z.Bujari nuk ka ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës, ashtu siç është kërkuar me konkurs dhe ligj, por vetëm raportin e Trustit Pensional. Ky dokument është i rëndësishëm sepse për këtë pozitë kërkohet që kandidatët të kenë: Të kenë, së paku, tetë ( vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku, pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqëse, dhe vetëm me raportin e Trustit Pensional një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet.

Në mungesë të këtyre dëshmive, deputetët e panelit intervistues – të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera në pushtet- nuk është dashur që të ftonin z.Bujari fare në intervistë.

Përgjegjësia për të kontrolluar dosjen i takon deputetëve të panelit intervistues. Për këtë dështim, ne mbajmë përgjegjës këta deputetë: Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Enver Dugolli dhe Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe.

Duke ditur që z.Bujari nuk e ka dorëzuar aplikacionin e plotë, aplikacioni i tij duhet të konsiderohet si i pavlefshëm.

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon që seances plenare t’i paraqiten tre kandidatë. Pavlefshmëria e aplikimit të z.Bujari lë në garë vetëm dy kandidatë, në kundërshtim me ligjin në fjalë.

Kujtojmë që ky proces është shoqëruar me më së shumti parregullësi, duke filluar nga perbërja e panelit në kundërshtim me praktikën parlamentare, jotransparenca gjatë vleresimit të kandidatëve dhe vleresimi i lartë i kandidatitët qe nuk ka përformuar më së miri ne intervistë.

Komisioneri për Informim dhe Privatësi do të jetë personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. Ai duhet të jetë profesional, pa ngjyrosje politike dhe me integritet të lartë. Shpresojmë që Lëvizja Vetvendosje do të reflektojë dhe nuk do të rrezikojë një institucion kaq të rëndësishëm.

Ndërkaq, për dy kandidatët e tjerë, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari jemi në pritje të marrjes së dosjes së plotë nga Kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?