Flet njeriu i afërt me Bislimin që u emërua shef financash në Telekom: Nuk ndihem rehat në këtë pozitë, e bëj për vendin

Feim Kelmendi, është emëruar nga Bordi i Telekomit shef për Financa dhe Thesar në Telekomin e Kosovës. Ai nga sot mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit në këtë kompani publike. Ndaj këtij emërimi ka reaguar Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, i cili ka thënë se Feim Kelmendi […]
Ndaj këtij emërimi ka reaguar Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, i cili ka thënë se Feim Kelmendi është militant i VV-së dhe i afërt i Besnik Bislimit.
“Feim Kelmendi, militant i VV dhe i afërt i Besnik Bislimit, qenka emëruar shef i Financave në Telekom. Çdo ditë e më shumë ‘erë shteti’ e ‘frymë ndryshimi’”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Lidhur më këto raportime ka reaguar, Feim Kelmendi i cili në një shkrim në profilin e tij në Facebook, nuk ka mohuar përkrahjen që ka ndaj VV’së dhe Besnik Bislimit.
Kelmendi ka thënë se nuk ndihet rehat në këtë pozitë por po e bën për vendin.
“Kokan mbush portalet me tituj e fotografi te mia te marrura nga profil im ne fb, une nuk i mbaj fshehte bindjet dhe mbeshtetjen time me tere shpirtin, mendjen e zemren per Vetvendosjen, arsye e vetme qe e kam mbeshtetur qe nga viti 2010 dhe e mbeshtes eshte bindja ime qe Vetvendosje eshte i vetmi subjekt aktualisht punon me nder e perkushtim per te miren e vendit.”
“Sa per poziten e marre dhe rehatine qe te ofron kjo pozite vetem ata qe e dine ne thelb gjendjen ne Telekom besoj qe e kuptojne cfare komoditeti ka kjo pozite. Vetem vullneti per te bere dicka te mire dhe lidhja emocionale me Telekomin jane ato qe me kan bere te pranoj kete pozite.”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.
Ndryshe Qeveria Kurti po akuzohet për punësime të nipave e mbesave si dhe militantëve partiak.
Por kush është Feim Kelmendi që me vota unanime të Bordit të Telekomit u emëruar në këtë pozitë?
Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi shihet se është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ai ka fotografi edhe me zëvendës kryeminsitrin e parë Besnik Bislimi.
E, në disa fotografi të tjera në profilin e tij shihen edhe llogoja dhe numri i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte mbajtur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kelmendi të njëjtën pozitë e kishte mbajtur edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, por me rrëzimin e qeverisë atë kohë, ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t`u emëruar sërish në këtë pozitë në Qeverinë Kurti 2.
Postimi i plotë i Feim Kelmendit:
Kokan mbush portalet me tituj e fotografi te mia te marrura nga profil im ne fb, une nuk i mbaj fshehte bindjet dhe mbeshtetjen time me tere shpirtin, mendjen e zemren per Vetvendosjen, arsye e vetme qe e kam mbeshtetur qe nga viti 2010 dhe e mbeshtes eshte bindja ime qe Vetvendosje eshte i vetmi subjekt aktualisht punon me nder e perkushtim per te miren e vendit.
Mua nuk me vjen turp por ndihem krenar qe jam i aposionuar ne punet bujqesore qe kam tradite familjare, mezi pres qe te vije dita e premte cdo jave te shkoj ne fshat te punoj me knaqesi deri te diellen mbrema (e vetmja gje me pengon ne detyren e re eshte qe nuk kam me mujt me u marre aq sa kam qef me bujqesi).
Sa per kualifikimet dhe profesionalizmin tim nuk me takon mua te flas, ata qe kan pasur rastin te punojne me mua prej vitit 2002 e di si me njohin dhe si me vleresojne.
Sa per afersine me Besnik Bislimin e vetmja afersi me te eshte qe kam pasur nderin ta kem profesor, te cilin e vleresoje aq shume sa qe po thuaj ne cdo aspekt, si profesional por edhe si njeri e kam shembull qe ka ndikuar edhe ne formesimin tim.
Sa per poziten e marre dhe rehatine qe te ofron kjo pozite vetem ata qe e dine ne thelb gjendjen ne Telekom besoj qe e kuptojne cfare komoditeti ka kjo pozite. Vetem vullneti per te bere dicka te mire dhe lidhja emocionale me Telekomin jane ato qe me kan bere te pranoj kete pozite.
Perndryshe po te ishte Telekomi ne gjendje sic ka qene dikur, e keta qe po shkruajne me tallje per bujqesine kan dhene kontribut bukur te madhe per ta sjell ne kete derexhe nuk besoj qe me kish ardh radha mua me marre kete pozite.
Ma me deshire kam qef me bisedu 2 dite panderprer me nje bujk per pune e bujqesise sesa 10 minuta me pronar portalesh, analiste te rrejshem e politikaj te deshtuar.













