Flet djali i ‘kasapit të Bosnjës’ Mladiq para gjykimit: Fola në mëngjes me të, po ndihet shumë mirë

“Kasapi i Bosnjes”, komandanti serb i Bosnjes, Ratko Mladiq do të dalë sot në ditën e fundit të gjykimit ku do të dëgjojë verdiktin e apelit të tij në gjykimin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, transmeton Periskopi. Në vitin 2017 atij iu dha dënimi me burgim të përjetshëm por të cilin vendosi […]
“Kasapi i Bosnjes”, komandanti serb i Bosnjes, Ratko Mladiq do të dalë sot në ditën e fundit të gjykimit ku do të dëgjojë verdiktin e apelit të tij në gjykimin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, transmeton Periskopi.
Në vitin 2017 atij iu dha dënimi me burgim të përjetshëm por të cilin vendosi ta apelonte.
Para verdiktit final, ka folur edhe djali i tij Darko Mladiq.
‘’Gjenerali Ratko Mlladiq po ndihet mirë dhe është gati të paraqitet para Dhomës së Apelit në Hagë’’, konfirmoi ai.
Ai tutje për RTS shtoi se bisedoi me babanë e tij këtë mëngjes.
Kjo ditë gjykimi ka rëndësi edhe për Kosovën që ka vendosur të përgatis padi për gjenocid ndaj vendit tonë./PERISKOPI/












