Feminicidi: Lundërtari gjen një foshnje vajzë në lumin Gang – shpallet hero

Një lundërtar në shtetin verior indian të Uttar Pradeshit po konsiderohet hero pasi shpëtoi një foshnje vajzë që u gjet në një kuti druri në lumin e Gangut. Gullu Chaudhary tha që u alarmua nga të qarat e bebes 21 ditëshe të cilën më pas e gjeti të mbështjellë në një shall të kuq të […]
Gullu Chaudhary tha që u alarmua nga të qarat e bebes 21 ditëshe të cilën më pas e gjeti të mbështjellë në një shall të kuq të dekoruar me njëkuti me imazhet e hyjnive hindu.
Foshnja është çuar në spital dhe shëndeti i saj po monitorohet. Më vonë do të dërgohet në një strehimore.
Autoritetet e rendit po hetojnë se si foshnja përfundoi në lumë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ata nuk kanë spekuluar në lidhje me motivet e mundshme të braktisjes, por shifrat e gjinisë së foshnjeve në Indi janë shqetësuese. Gratë zakonisht diskriminohen pasi konsiderohen si barrë financiare, sidomos mes komuniteteve të varfra.
Edhe pse shumica e fetuseve femra abortohen me ndihmën e klinikave ilegale të përcaktimit të gjinisë, rastet e vajzave të vrarë apo braktisura nuk janë aspak të pazakonshme.
Policia tha që kutia e kishte një kartë horoskopi të lindjes që tregonte ditën dhe kohën e lindjes së bebes, dhe ku tregonte emrin e saj: Ganga. Ky është emri hindu për lumin Gang.
Qeveria shtetërore tha se do të barte koston e rritjes së foshnjes.
Po ashtu, u njoftua nga qeveria se lundërtarit do t’i ipej një shpërblim nga qeveria, përfshirë një shtëpi, që ka treguar “shembull të pakrahasueshëm të njerëzillëkut”.
Edhe Kosova ka vuajtur e vazhdon të vuajë nga diskriminimi që i bëhet foshnjeve vajza./Periskopi












