Fatmir Limaj: Vjosa Osmani e shkeli pastër Kushtetutën me shkarkimin e Valdete Dakës

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e shkeli pastër Kushtetutën me shkarkimin e Valdete Dakës, shkruan Periskopi. “Me shkarkimin e Valdete Dakës presidentja bëri shkelje të pastër të kompetencave”, tha Limaj. Sipas Limajt arsyetimi për shkarkimin e Valdete Dakës nuk ishte i bazuar në akte ligjore. “Rasti i shkarkimit […]
“Me shkarkimin e Valdete Dakës presidentja bëri shkelje të pastër të kompetencave”, tha Limaj.
Sipas Limajt arsyetimi për shkarkimin e Valdete Dakës nuk ishte i bazuar në akte ligjore.
“Rasti i shkarkimit të Valdete Dakës mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”.
Ai ndër të tjera shtoi se opozita do duhej të reagonte deri më tani për shkarkimin e Dakës.
“Opozita duhet të reagoj për shkarkimin e Valdete Dakës deri në paralajmërimin për bojkotim të zgjedhjeve”, tha Limaj. /Periskopi/












