Emilija Redzepi merr një “PO” nga Kurti, më pas ia bën me sy njërit ministër

Sot është mbajtur mbledhja e 18 e Qeverisë së Kosovës ku është prezantuar puna e saj gjatë 100 ditëshit të qeverisjes. Zëvendëskryeministrja, Emilija Redzepi, është parë gjatë mbledhjes derisa po konsultohej me Kurtin për diçka. Ajo më pas shkruan diçka në letër dhe ia ofron Kurtit që ta lexojë. Kryeministri i pohon me kokë pas […]
Zëvendëskryeministrja, Emilija Redzepi, është parë gjatë mbledhjes derisa po konsultohej me Kurtin për diçka.
Ajo më pas shkruan diçka në letër dhe ia ofron Kurtit që ta lexojë.
Kryeministri i pohon me kokë pas leximit të letrës.
Pas kësaj zëvendëskryeministrja shihet tek bënë me sy në drejtim të njërit nga ministrat që gjendeshin në krahun e majtë, mirëpo nuk dihet se kujt.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj me zv.kryeministren Rexhepi për të kuptuar se për çfarë u konsultua me Kurtin, mirëpo e njëjta deri nuk është përgjigjur.












