EKSKLUZIVE: Flet për herë të parë Sami Kurteshi për shkarkimin e Dakës

EKSKLUZIVE: Flet për herë të parë Sami Kurteshi për shkarkimin e Dakës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi ka folur për herë të parë pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka nga pozita e kryetares së këtij institucioni. Sami Kurteshi për Periskopin ka thënë se vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës e ka […]

Sami Kurteshi për Periskopin ka thënë se vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës e ka ‘kryer’ presidentja Vjosa Osmani dhe se nuk ka çfarë të thotë më shumë.

“Nuk kam ndonjë koment, kryetarja është shkarkuar. Atë punë e ka kryer presidentja. Kryetarja ma nuk është në fuqi dhe çkado që them unë më shumë, veç e teproj. Çka kam pasë me thënë e kam thënë zyrtarisht”, ka thënë ai për Periskopin.

Një ndër arsyet në vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Dakës është edhe lejmimi i votimit me dokumente me afat të skaduar në zgjedhjet e fundit, propozim ky që ishte bërë nga Sami Kurteshi.

I pyetur rreth këtij arsyetimi, Kurteshi theksoi se është gjetje e presidentes dhe se ajo i ka shkruar.

“Po, po, ato janë arsyetime krejt presidentja që i ka gjetë, i ka shkru. Është vendimi i presidentes, mund të merreni me të dhe unë nuk kam ndonjë komenet, absolutisht asnjë koment nuk e kam. Krejt çka kom pas me thënë lidhje me zgjedhjet, me KQZ, me krejta i kam thënë me kohë”, ka thënë ai.

Sami Kurteshi kishte pasur përplasje të ashpra në mbledhjet e KQZ-së me tashmë ish kryetaren Valdete Daka. /Periskopi

Vendimi për shkarkimi i Dakës u kritikua edhe nga Organizatat e Shoqërisë Civile të cilët e quajtën vendim me motive politike.

Pas shkarkimi të Dakës, Vjosa Osmani ka emëruar Kreshnik Radoniqi në pozitën e kryetarit të KQZ-së.

Ndryshe, sot Valdete Daka ka paralajmëruar konferencë për media./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?