Haradinaj-Kurtit: Kryeministër, a po fshehesh prej Amerikës apo prej Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se prej kujt po fshehet që nuk po mund të krijojë një qëndrim të tij para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi. Ai ngriti si pikëpyetje se Kurti mos po fshehet nga Serbia apo edhe nga Amerika. Kreu i […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se prej kujt po fshehet që nuk po mund të krijojë një qëndrim të tij para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi. Ai ngriti si pikëpyetje se Kurti mos po fshehet nga Serbia apo edhe nga Amerika.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi që krerët e institucioneve të Kosovës nga Amerika të kërkojnë një përfaqësues të posaçëm në dialog.
“Prej kujt tjetër po fshihet kryeministri ynë ,a mos po fshihet edhe pse Serbisë mos Serbia për një arsye të caktuar ka ndonjë fuqi mbi kryeministrin tonë i cili nuk i lejon vetëm me marr qëndrim në këtë moment kritik para takimit me presidentin e Serbisë, me i sqarua pastër qëndrimin e Kosovës, të tija dhe tona. A mundet që kryeministri po fshehët prej aleatëve ndërkombëtarë që e kanë sjell në pushtet ishte shumë domethënëse një deklaratë e një eutodeputet që pyet kryeministrin e Kosovës se mos po i ndërron parimet…A ka mundësi që kryeministri ynë po i ik Amerikës, që po fshehët prej Amerikës ka një kohë të gjatë që nuk e dëgjojmë kryeministrin e Kosovës risi është që kryeministri i Kosovës mos me i fillua diskutimet e me u përmbyllur kur flitet për çështje jetike për vendin tonë me Amerikën….Si guxon kryeministri i Kosovës me shkuar në takime pra që janë nën patronatin e BE për pavarësinë e vendit të vetë dhe vetë deklaron që pesë jo njohësit kanë arritur me i bind të gjithë njohësit tjerë për një pozicion të dyshueshëm të tyre ndaj Kosovës, pra shkon pa Amerikën. Pse kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet presidentit amerikan së bashku me presidenten dhe kryeparlamentarin qoftë edhe me -partitë tjera me i kërkua një emisar special për dialogun Kosovë-Serbi”, tha ai.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka këshilluar pasardhësin e tij Albin Kurti që kur të flet për dialogun mos t’i drejtohet Kosovës si palë të përfshira, por të shpjegoj kur është Kosova në këtë raport.
“Pse kryeministri duhet të thotë palët, fol vetëm për vete ti je një palë, fol për Kosovën sepse je një plalë specifike mos thuaj palët në dialog duhet me shkua në këta parametra, fol vetëm për vete shihe kënd e ke përballë ulur ke pjesëtar të viktimave të luftës, ke pjesëtar të familjeve viktimë fol për vete mos fol si palë me Serbinë vetëm shpjego kush është Kosova si palë që ta dëgjojnë të huajt dhe evropianët”, tha ai.












