E quajti Kurtin “Paja Patak”: Vuçiqit s’i pritet që Kosova të dëshmojë ngurrim për dialog

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka fyer gjatë ditës së djeshme kryeministrin kosovar Albin Kurtin pas paralajmërimit për padi kundër Serbisë për gjenocid. Ai tha se Kurti po e përsërit paralajmërimin për padi “si Paja Patak, çdo ditë” duke e konsideruar një gjë të tillë si “truk nga Prishtina”. “Mos kërcëno më. […]
Ai tha se Kurti po e përsërit paralajmërimin për padi “si Paja Patak, çdo ditë” duke e konsideruar një gjë të tillë si “truk nga Prishtina”.
“Mos kërcëno më. Bëje [padinë]. Mos luaj me ne me këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë – ai do të na kërcënojë me një proces gjyqësor për gjenocid, dhe ne do të jemi shumë të shqetësuar, kështu që dikush jashtë do të thotë se do t’i parandalojë ata, dhe se ne do ta njohim Kosovën… mundohuni t’i shisni këto trupe dikujt tjetër, jo mua,” – tha Vuçiq në fjalimin e tij.
Ai thotë se kjo tregon që “Prishtina në thelb është kundër dialogut”.
Lidhur me raportimet se Kurti do të shkojë në Bruksel së bashku me të mbijetuarën e masakrës, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Vuçiq tha kjo tregon mungesën e vullnetit të Kurtit për dialog.
“Ajo vuajti dhe ka një histori të vështirë, por gjithashtu nuk është çështje e tërë kombit, as çështje e demarkacionit territorial dhe mund të bëjmë dhjetëra e qindra njerëz të tillë për t’i sjellë në tavolinë, por kur të bëhet, ka mungesë të dëshirës për të dialoguar”, u shpreh Vuçiq.
Kur u pyet nga gazetarët serbë nëse ia vlen të shkosh në Bruksel, Vuçiq tha se nuk ka alternativë tjetër për dialogun.












