E pranon Amerika: S’u morëm vesh me Turqinë për largimin e sistemit rus, S-400

E pranon Amerika: S’u morëm vesh me Turqinë për largimin e sistemit rus, S-400

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, tha se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, janë pajtuar gjatë takimit të kësaj jave se Turqia do të marrë rol udhëheqës në sigurimin e Aeroportit të Kabulit pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Megjithatë, dy presidentet nuk arritën që ta […]

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, tha se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, janë pajtuar gjatë takimit të kësaj jave se Turqia do të marrë rol udhëheqës në sigurimin e Aeroportit të Kabulit pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Megjithatë, dy presidentet nuk arritën që ta zgjidhnin mosmarrëveshjen e gjatë rreth blerjes së sistemit ajror rus, S-400, nga Turqia, tha Sullivan, duke shtuar se dialogu për këtë temë do të vazhdojë. Kjo çështje i ka tensionuar raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, shtete aleate në NATO.

Sipas zyrtarit amerikan, gjatë takimit të së hënës mes Bidenit dhe Erdoganit në samitin e NATO-s, presidenti turk kërkoi forma të caktuara të përkrahjes amerikane për ta siguruar Aeroportin e Kabulit dhe Bideni u zotua se do ta ofrojë atë përkrahje, shkruan Reuters.

Përpos mosmarrëveshjes për blerjen e armatimit rus, Shtetet e Bashkuara e Turqia kanë qëndrime të ndryshme edhe për tema të tjera, si gjendja në Siri dhe Mesdheu Lindor, prandaj pritjet për ndonjë marrëveshje të madhe në takimin e së hënës ishin të ulëta.

Si presidenti, Joe Biden ka vendosur një ton më të ftohtë sesa paraardhësi Trump ndaj Erdoganit. Ai e njohu masakrimin e armenëve nga Perandoria Osmane më 1915 si gjenocid, gjë që e zemëroi Turqinë, dhe i shtoi kritikat ndaj gjendjes së të drejtave të njeriut në Turqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?