E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh Maria Pia Malteze e cila kur ishte fëmijë quhej Afërdita ka rrëfyer fëmijërinë e saj që ka kaluar në jetimore tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare. Pasi u braktis nga […]

Maria Pia Malteze e cila kur ishte fëmijë quhej Afërdita ka rrëfyer fëmijërinë e saj që ka kaluar në jetimore tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare.

Pasi u braktis nga prindërit vetëm 8 muajsh ajo ka vuajtur në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, nuk lahej kurrë, kishte morra dhe nuk ushqehej. Madje shpesh here ajo dhunohej nga edukatoret.

Por, kur ishte në moshën 8 vjeç ajo u birësua nga një familje italiane dhe aty ndryshoi jeta e saj përfundimisht.

Maria: Mbaj mend gjithashtu në 1991 ndoshta, në ditën më të bukur për mua, Zoti deshi të më jepte një jetë të dytë. Në Tiranë erdhën dy italianë për të birësuar një fëmijë. Për herë të parë edukatoret më lanë, më bënë banjo. Këta dy italianët po na shikonin ne fëmijëve në rresht, nuk e di se çfarë më tërhoqi tek ata dhe shkova unë t’i përqafoja dhe jo ata mua. Babai im u shtang dhe i tha nënës time unë e dua këtë vogëlushe. Nëna ime i tha që jo është e sëmurë, e ka gojën e shtrembër, këmbët e shtrembra dhe babai im i thotë o atë o asnjë. Më zgjodhën mua, isha shumë e lumtur më ndërruan rrobat, vesha rroba të reja.

Maria tregoi se ishte shumë e mërzitur për fëmijët e tjera, madje ka bërë dhe një marrëzi. Një vajzë që e kishte shumë shoqe e ka futur në bagazhin e makinës së prindërve italianë për ta marrë me vete. Ajo filloi të qante sepse mungonte ajri në bagazh, kështu prindërit e kuptuan dhe e çuan sërish në jetimore.

Jeta e saj pas vajtjes në Itali ndryshoi rrënjësisht dhe shprehet se është gjallë falë prindërve të saj birësues dhe se do jepte dhe jetën për ta.

Moderatori Ardit Gjebrea i rrëfen historinë e prindërve të saj biologjikë dhe e përlot.

Ajo u shpreh se mendonte që prindërit i kishte të vdekur dhe ishte fëmijë i vetëm dhe jo të kishte motra dhe vëlla tjetër. Kur u pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, u shpreh se kishte frikë, por më pas pranoi.

Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef. Gjebrea ia shpjegon se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo. 38-vjeçarja pranon që t’i takojë, babai vrapon për ta takuar dhe gjatë përqafimit atij i bie të fiktë nga emocionet, por më pas e merr veten.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?