E jazëkshme: Qytetari vozit 200km/h sa për të treguar se një zyrtar po voziste 200km/h

Një qytetar i Kosovës shihet se po e nget veturën e tij mbi 200 km/h vetëm për të treguar se një zyrtar i doganës po ashtu po voziste 200km/h derisa edhe po e inçizonte. Qytetari ka dërguar vidon në Indeks për të treguar për vozitjen e çmendur të zyrtarit të doganës në autostradën “Arbën Xhaferi”. […]
Qytetari ka dërguar vidon në Indeks për të treguar për vozitjen e çmendur të zyrtarit të doganës në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Por, ajo që bën vetë qytetari është edhe më e rrezikshme. Përveç që po e ngiste me mbi 200 km/h ai po ashtu edhe po e inçizonte personin që po e ngiste veturën e doganës, përcjell Periskopi.
Kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që po publikojnë video të shkelësve të trafikut.
Por, rrezikimi i jetës së qytetarëve për ta bërë një gjë të tillë është absolutisht i papranueshëm.












